×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gjashtë këshilla si të humbisni peshë pa dietë

    FrontOnline
    12 Shtator 2021

    Ne mund të humbasim kilogramët e tepërt në mënyrë të shpejtë falë dietave drastike, por ato shoqërohen me efekte anësore të rrezikshme për organizmin.

    Dieta të tilla ju mbajnë të uritur gjatë gjithë kohës dhe lejojnë që edhe pas rënies në peshë, ju ta fitoni atë në një kohë mjaft të shkurtër.

    Mënyra ideale për të rënë në peshë është me ritme të ngadalta por të qëndrueshme.

    Madje sipas ekspertëve, sekreti i rënies nga pasha nuk qëndron tek dieta. Për ta, fjala dietë nuk duhet të ekzistojë.

    Çelësi i suksesit është ndjekja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe disa ndryshime të vogla në stilin e jetesës. Një depozitë dhjamore prej 450 gramësh është e barazvlefshme me 3500 kalori. Mjafton të hiqni 500 kalori çdo ditë nëpërmjet ushqimit apo aktivitetit fizik, mund të humbisni 450 gramë në javë nga pesha.

    Nëse dëshironi të ruani peshën ekzistuese mjafton të hiqni 100 kalori çdo ditë. Kësisoj, rënia nga pesha do të jetë e shëndetshme dhe jo e dhimbshme.

    Hani mëngjes çdo ditë
    Njerëzit mendojnë se duke hequr dorë nga mëngjesi do të kufizojnë kaloritë. Kjo është një ide e gabuar sepse nëse nuk hani mëngjes do të hani më shumë ushqim gjatë ditës. Hani fruta, drithëra, tërshërë apo vezë të zier në mëngjes.

    Kuzhina duhet mbyllur në mbrëmje
    Ekspertët rekomandojnë që t’i vendosni vetes një afat për vaktin e fundit të ditës. Ai duhet të jetë sa më larg orarit të gjumit. Darkën hajeni lehtë, lani dhëmbët dhe mos konsumoni gjë më pas.

    Kaloritë e lëngshme
    Ju mund të tregoni kujdes për ushqimin, por nëse neglizhoni pijet e ëmbëlsuara që pini gjatë ditës, do të keni më shumë kalori seç duhet në trup. Në vend të pijeve të gazuara e plot sheqer, pini ujë ose pasurojeni atë me agrume. Alkoli duhet kufizuar për të mirën tuaj.

    Hani më shumë perime
    Frutat dhe perimet janë aleatët tuaj më të mirë për rënien nga pesha. Përpiquni që çdo vakt i juaji të jetë i pasur me perime dhe fruta të cilat ofrojnë vitamina, minerale dhe fibër.

    Kujdes me racionet
    Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt, përpiquni të kufizoni racionet tuaja me 10 deri në 20 përqind. Një kufizim i tillë nuk do ju lëjë të uritur por do ulë sasinë e kalorive.

    Ecni më shumë
    Përpiquni të ecni të paktën 10,000 hapa në ditë. Jini sa më aktivë gjatë ditës dhe masni hapat tuaj drejt peshës ideale./AgroWeb

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Mars 2024
    Humbja e flokëve pas shtatzënisë (humbje e dukshme më shumë se mesatarja e 100 qimeve në ditë) është jashtëzakonisht e zakonshme. Një...
    Lifestyle27 Mars 2024
    DASHI Me Jupiterin e favorshëm do të jeni të sigurt në dashuri dhe të vendosur në idetë tuaja. Asgjë nuk mund të...
    Lifestyle26 Mars 2024
    Me rritjen e temperaturave, mjeket na paralajmërojnë që qëndrimi jashtë gjatë orëve më të nxehta mund të jetë i dëmshëm për shëndetin...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.