×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë kandidatë në garë të ngushtë për anëtar të KGJK-së nga Kuvendi

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përfunduar procedurën e intervistimit të kandidatëve për anëtarë të KGJK-së nga Kuvendi, me ç’ rast ka propozuar për votim në seancë plenare 6 kandidatë, 4 nga radhët e anëtarëve të KGJK-së që zgjedhën nga shumica e përgjithshme e deputetëve dhe 2 nga radhët e anëtarëve që zgjidhen nga ana e deputetëve të komuniteteve të tjera.

    Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar koordinatori i Komisionit për Legjislacion, Visar Krasniqi.

    Kandidatët për anëtarë të KGJK-së që zgjedhën nga shumica e përgjithshme e deputetëve të cilët nga ana e Komisionit për Legjislacion i janë propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për votim janë: Driton Muharremi, Hashim Qollaku, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi.

    Nga këta 4 kandidatë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancë plenare me votim të fshehtë do të zgjedhë 2 prej tyre.

    Ndërsa, kandidatët për anëtarë të KGJK-së të cilët vijnë nga radhët e komuniteteve të tjera, Komisioni për Legjislacion i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sadete Fazliji dhe Fahret Vellija.

    Nga këta 2 kandidatë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancë plenare me votim të fshehtë do të zgjedhë njërin prej tyre.

    Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Kosovës më 25 maj 2020 ka shpallur konkurs për tre anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

    KGJK përbëhet nga 13 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjedhën nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shtatë të tjerë zgjedhën nga ana e gjyqësorit, me mandat pesë vjeçar.

    Dy anëtarë të KGJK-së zgjedhën nga deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë vendet e fituara gjatë ndarjes së përgjithshme, dy të tjerë zgjedhën nga deputetët të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara nga komuniteti serb në Kosovë dhe dy anëtarë tjerë zgjedhën nga deputetët të cilët i mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve tjera.

    Në secilin prej këtyre rasteve, të paktën njëri nga dy anëtarët e zgjedhur duhet të jetë gjyqtar.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
    Sport14 Korrik 2025
    Granit Xhaka duket se po bëhet me klub të ri. Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg e ka hedhur bombën. Sipas tij, futbollisti...
    Lifestyle14 Korrik 2025
    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink...
    Opinione14 Korrik 2025
    Akademik Arsim Bajrami: Gjykata Speciale ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar proceset e...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në muajin maj të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 169, ose 16,7 për qind më shumë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.