×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    “Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Drejtësisë, dy lote të tenderit i fiton kompania më e shtrenjtë për 90 mijë €

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Konzorciumi “ALB Architect & North West” është shpallur fitues i dy lotëve të tenderit të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të Kosovës, për projektimin dhe mbikëqyrjen për renovimin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, ndonëse oferta financiare e tyre ka qenë dukshëm më e shtrenjtë se e operatorëve tjerë, raporton portali Front Online.

    Sipas dosjes së tenderit, në lotin 1 të këtij tenderi është shpallur fitues “ALB Architect & North West” me një ofertë financiare prej nmë shumë se 198 mijë euro, ndonëse oferta më e lirë për këtë lot ka qenë për 39 mijë euro, saktësisht 159 mijë euro.

    Edhe lotin e dytë të këtij tenderi e ka fituar i njejti konzorcium me një çmim prej mbi 142 mijë euro, ndonëse edhe për këtë lot oferta më e lirë ka qenë vetëm 90 mijë euro, apo 52 mijë euro më e lirë se oferta fituese.

    Ministria e Drejtësisë, përkatësissht Shërbimit Korrektues e kanë shpallur fitues  për të dy lotet konzorciumin “ALB Architect & North West” me ofertën prej më shumë se 340 mijë euro, edhe pse ofertat më të lira për të dy lotet e tenderit kanë qenë vetëm 250 mijë euro, apo rreth 90 mijë euro më të lira se konzorciumi fitues, raporton Front Online.

    Portali Front Online ka pritur përgjigje gjatë gjithë javës së kaluar nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, mirëpo përkundër premtimeve se do të përgjigjen këta të fundit nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

    /FrontOnline/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Hulumtime19 Shtator 2024
    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet...
    Hulumtime12 Shtator 2024
    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti...
    Hulumtime05 Shtator 2024
    Ministria e Infrastrukturës ka dhënë rreth 50 mijë euro tender të negociuar për punë shtesë në Urën e Badovcit, ani pse punët...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka vizituar sot Vushtrrinë, ku qëndroi në Kalanë e këtij qyteti dhe takoi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.