×
  • Sport
  • Sport

    Giresse flet para takimit me Qipron, thotë se prioritet është fitorja

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Trajneri i Kosovës, Alain Giresse është duke folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Qipros.

    Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Tekniku francez ka thënë se qëllimi i “Dardanëve” është fitorja në mënyrë që ta mbajnë pozitën e dytë në grup. Giresse foli edhe për gjendjen e futbollistëve pas disfatës 2:1 në Irlandë të Veriut.

    “Nesër e kemi ndeshjen e radhës. Qëllimi është që ta mbajmë pozitën e dytë në tabelë”, tha Giresse në konferencë për media, përcjell Demokracia.

    “Gjendja momentale e ekipit është, Muriq është lënduar në Irlandë të Veriut andaj nuk e di gjendjen e tij. Amir Rrahmani ka përmisim por ende nuk e dimë a mund të luajë. Për lojtarët e tjerë nuk ka diçka tjetër, përveç lodhjes që është normale pas ndeshjes”, shtoi ai.

    “Unë mendoj vetëm për gjërat pozitive me lojtarët. Përgatitemi të kemi një rezultat të mirë. Prioriteti ynë është ta fitojmë ndeshjen, por mund të provojmë edhe lojtarë të ri në lojë”, tha ndër tjerash trajneri francez.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.