×
  • Opinione
  • Opinione

    “Gijotina” e Berishës për deputetët e pasigurtë të tij

    Mero Baze
    23 Shtator 2024

    Shkruan: Mero Baze

    Është e qartë që në Lezhë nuk ka ndonjë kryengritje kundër Gjekmarkajt, ashtu siç nuk mund të ketë ndonjë dashuri të madhe për të. Por ka një proces të pritshëm të seleksionimit të njerëzve që i duhen Berishës për gardianë në Parlamentin e ardhshëm.

    Ajo që ndodhi sot në Lezhë dukej qartë që ishte një proteste e Gjin Gjonit, i cili tani pret të marrë frytet e investimit për Berishën.

    I plotëson të gjitha kushtet, që është më i sigurtë se Gjekmarkaj.

    Është në dosjen e SHBA, njësoj si Berisha.

    Është në çdo kancelari perëndimore, i skeduar si gjyqtar problematik, që ka krijuar klimë pasigurie juridike dhe për investimet e huaja në Shqipëri, përveç trafikantëve të drogës, se me ata i ka pas punët mirë.

    Është i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe me këtë rast është një luftëtar po aq i madh sa Berisha kundër reformës në drejtësi.

    Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ka vendosur që të ardhurat e krijuara nga korrupsioni t’i investojë në politikë.

    Ky është identikiti i “besnikut” që Berishën e bën të ndjehet i sigurtë me të si deputet në Kuvendin e ardhshëm, si pjesë e një pakice të sigurtë.

    Për këtë arsye Gjin Gjoni duhet në listën e sigurtë dhe Gjekmarkaj ç’fat të ketë.

    Njësoj janë pritur dhe “të dyshuarit” e tjerë në rrethe të tjera, por Gjini me sa duket ka guxuar të përdorë dhe kamerat për të qenë brenda.

    Ajo që pritej po ndodh.

    Pasi mbaroi fasada e dorëzimit të deputetëve në “sininë e Berishës”, pasi ju dha atij perceptimi se shumica e deputetëve janë me të brenda PD, shoqëruar kjo dhe ,e marrjen e logos dhe vulës, tani ai nuk ka më nevojë për fasadën e bashkimit, por për njerëzit besnikë që i duhen në Kuvendin e ardhshëm, ku siç po duket ai nuk do ketë mundësi të jetë deputet për shkak se është i pandehur.

    Duke llogaritur që do humbasë thellë në zgjedhje dhe ata që do shkojnë në Kuvend i duhen vetëm si grup i gatshëm i familjes, është e pritshme që tani të fillojë një proces diferencimi brenda tyre, se kush duhet të jetë në listë të sigurtë e kush “në dorë të popullit”.

    Berisha e ka parasysh se si do t’i kthehen kundër shumë prej këtyre drejtuesve politikë, kur ai të humbasë zgjedhjet e aq më tepër do t’i binden gjithnjë e më pak për urdhrat që do japë majë penxheres apo brenda shtatë penxhereve, për rrëmuja në Parlament sa herë ai ka hall.

    Ndaj po merr masa që pjesa e sigurtë e deputetëve të jetë pjesa e vet.

    Dhe fatkeqësisht PD nuk mund të marrë dot më shumë se 30 për qind të vendeve, kështu që zgjedhjet në PD mbarojnë me “primaret”.

    Para se të lërë fatin e tij në duart e shqiptarëve, Berisha do të lërë fatin e tradhtarëve në duart e besnikëve të tij.

    Pasi ata të pastrojnë listën, shqiptarët të bëjnë ç’të duan. Atij 30 për qindëshi i listës mbyllur i duhet. Për atë bëri pazar me socialistët.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Opinione25 Shtator 2024
    Shkruan Ben Andoni: Pak ditë më parë, një mësues italian, më i vjetri ndër bashkëkombësit e tij të pasdemokracisë në Shqipëri, mundohej...
    Opinione24 Shtator 2024
    Nga: Hisen Berisha Dështimi i takimit në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, shënon një moment kritik në dialogun e ndërmjetësuar...
    Opinione21 Shtator 2024
    Artan Nimani Emërimi i një veterineri në postin e zëvendësministrit të Arsimit në Kosovë ngre pikëpyetje të rëndësishme rreth drejtimit dhe vizionit...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri Kurti në New York është takuar me kryeministrin e Lihtenshajnit, Daniel Risch. “Ky takim në New York u zhvillua teksa në...
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, po qëndron në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo u bë e ditur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi përkushtimin e palëkundur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së kufizimit të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar punimet në ndërtimin e Urës së Badocit. Durmishi tha se pas ndryshimeve të nevojshme në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.