×
  • Opinione
  • Opinione

    “Gijotina” e Berishës për deputetët e pasigurtë të tij

    Mero Baze
    27 Shtator 2024

    Shkruan: Mero Baze

    Është e qartë që në Lezhë nuk ka ndonjë kryengritje kundër Gjekmarkajt, ashtu siç nuk mund të ketë ndonjë dashuri të madhe për të. Por ka një proces të pritshëm të seleksionimit të njerëzve që i duhen Berishës për gardianë në Parlamentin e ardhshëm.

    Ajo që ndodhi sot në Lezhë dukej qartë që ishte një proteste e Gjin Gjonit, i cili tani pret të marrë frytet e investimit për Berishën.

    I plotëson të gjitha kushtet, që është më i sigurtë se Gjekmarkaj.

    Është në dosjen e SHBA, njësoj si Berisha.

    Është në çdo kancelari perëndimore, i skeduar si gjyqtar problematik, që ka krijuar klimë pasigurie juridike dhe për investimet e huaja në Shqipëri, përveç trafikantëve të drogës, se me ata i ka pas punët mirë.

    Është i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe me këtë rast është një luftëtar po aq i madh sa Berisha kundër reformës në drejtësi.

    Dhe ajo që është më e rëndësishmja, ka vendosur që të ardhurat e krijuara nga korrupsioni t’i investojë në politikë.

    Ky është identikiti i “besnikut” që Berishën e bën të ndjehet i sigurtë me të si deputet në Kuvendin e ardhshëm, si pjesë e një pakice të sigurtë.

    Për këtë arsye Gjin Gjoni duhet në listën e sigurtë dhe Gjekmarkaj ç’fat të ketë.

    Njësoj janë pritur dhe “të dyshuarit” e tjerë në rrethe të tjera, por Gjini me sa duket ka guxuar të përdorë dhe kamerat për të qenë brenda.

    Ajo që pritej po ndodh.

    Pasi mbaroi fasada e dorëzimit të deputetëve në “sininë e Berishës”, pasi ju dha atij perceptimi se shumica e deputetëve janë me të brenda PD, shoqëruar kjo dhe ,e marrjen e logos dhe vulës, tani ai nuk ka më nevojë për fasadën e bashkimit, por për njerëzit besnikë që i duhen në Kuvendin e ardhshëm, ku siç po duket ai nuk do ketë mundësi të jetë deputet për shkak se është i pandehur.

    Duke llogaritur që do humbasë thellë në zgjedhje dhe ata që do shkojnë në Kuvend i duhen vetëm si grup i gatshëm i familjes, është e pritshme që tani të fillojë një proces diferencimi brenda tyre, se kush duhet të jetë në listë të sigurtë e kush “në dorë të popullit”.

    Berisha e ka parasysh se si do t’i kthehen kundër shumë prej këtyre drejtuesve politikë, kur ai të humbasë zgjedhjet e aq më tepër do t’i binden gjithnjë e më pak për urdhrat që do japë majë penxheres apo brenda shtatë penxhereve, për rrëmuja në Parlament sa herë ai ka hall.

    Ndaj po merr masa që pjesa e sigurtë e deputetëve të jetë pjesa e vet.

    Dhe fatkeqësisht PD nuk mund të marrë dot më shumë se 30 për qind të vendeve, kështu që zgjedhjet në PD mbarojnë me “primaret”.

    Para se të lërë fatin e tij në duart e shqiptarëve, Berisha do të lërë fatin e tradhtarëve në duart e besnikëve të tij.

    Pasi ata të pastrojnë listën, shqiptarët të bëjnë ç’të duan. Atij 30 për qindëshi i listës mbyllur i duhet. Për atë bëri pazar me socialistët.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Opinione02 Tetor 2024
    Nga: Mark Almond, drejtor i Institutit të Hulumtimit të Krizave në Oksford / The Independent Vëmendja e ndërkombëtarëve ishte përqendruar te ndikimi...
    Opinione01 Tetor 2024
    Nga Bernd Riegert: Mark Rutte njoftoi në korrik të vitit 2023 se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe “është tërhequr...
    Opinione30 Shtator 2024
    Shkruan: Arian Zeka Nëse qeveria aktuale merr meritat për rritjen e eksporteve viteve të fundit, a do të duhej të merrte edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani është takuar ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir....
    Lajme02 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot pasi siç thotë ai emri i tij është lakuar shumë. Lladrovci përmes...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ka vdekur axha i saj. Përmes një postimi në Facebook ajo tha se se...
    Lajme02 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar sot në...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka qenë në Mitrovicë të Veriut. Ai atje ka frekuentuar një nga bizneset e...
    Vip02 Tetor 2024
    Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 3” duket se do të kthehet në ekran me emisionin e tij me të ftuar të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.