×
  • Vip
  • Vip

    Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio fotografohen në të njëjtin hotel gjatë Javës së Modës në Paris

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Gigi Hadid dhe Leonard DiCaprio u panë të dy duke u larguar nga hoteli luksoz Hotel Le Royal Monceau në Paris të enjten (29 shtator) mes pretendimeve se ata kanë nisur një lidhje dashurie.

    Modelja, 27 vjeçe, e cila ndodhet në qytet për Javën e Modës, mbërriti në hotelin me çmim 1400 euro në natë në orën 22:00 para se Leo, 47 vjeç, të shihej duke u larguar në orët e para.

    Aktori fitues i “Oscar”-it më pas thuhet se ka shijuar një natë argëtuese jashtë përpara se të kthehej në dhomën e tij në hotelin aty pranë.

    Në fotot e marra nga TMZ, Gigi u pa teksa kthehej nga një ditë e ngarkuar në pasarela të shumta të mbushura me yje.

    Modelja shfaqi mesin e saj të tonifikuar me një bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera, shkruan DailyMail.

    Ajo e kompletoi ‘look’-un me një triko ngjyrë kafe dhe i lidhi lartë në një topuz fijet e saj bionde.

    Më vonë, aktori i “Wolf of Wall Street” u largua ndërsa u përpoq të mos binte në sy duke mbajtur një kapele bejsbolli dhe maskë për fytyrën.

    Ai veshi një xhaketë të zezë dhe pantallona të ngjashme, ndërkohë ëe kombinii veshje me një palë atlete.

    Sipas burimit të Entertainment Tonight, kjo vjen pasi dyshja po takohen plotësisht me njëri-tjetrin.

    Raportimet thonë se aktori është ‘fokusuar ndaj Gigit’ dhe se ajo është ‘tipi i gruas që ai zakonisht e tërheq’.

    Gigi ka një vajzë dy vjeçare të quajtur Khai me ish të dashurin prej pesë vitesh Zayn Malik, me të cilin u nda tetorin e kaluar.

    Modelja thuhet se është gruaja më e vjetër me të cilën ka dalë ndonjëherë 47-vjeçari, pasi asnjë nga të dashurat e tij nuk ka qenë mbi 25 vjeçe.

    Ajo është gjithashtu gruaja e parë me të cilën është takuar e cila ka një fëmijë.

    Leo dhe Gigi u fotografuan së bashku për herë të parë të shtunën, më 10 shtator në një festë në New York. Të dy u shfaqën të afërt dhe Leo qëndronte shumë pranë modeles.

    Ndërkohë, më parë u raportua se Leo kishte ‘qëllime të qarta ndaj Gigit’, por modelja ‘nuk dëshiron të jetë në një lidhje romantik me aktorin aktualisht’, sipas Us Weekly. /Telegrafi/

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Vip18 Prill 2024
    Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni ka qenë sot e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka sjellë edhe njëherë në...
    Vip18 Prill 2024
    Pas konfirmimit të shtatzënisë, Sara Gjordeni ka publikuar një video me barkun e rrumbullakosur. “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty...
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.