Gjuha:
×
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    Gështenja, e subvencionuar nga Ministria e Bujqësisë

    FrontOnline
    2 muaj më parë

    Në komunën e Deçanit fermerët kanë nisur të mbjellin fidanët e parë të gështenjës të subvencionuara nga Ministria e Bujqësisë. Ata mendojnë që me mbjelljen e tyre do të rritet prodhimi i gështenjës vendore e cila del në treg.

    Ministria e Bujqësisë këtë vit për herë të parë filloi subvencionimin e fidanëve të gështenjës. Këtë e ka mirëpritur fermeri, Beqir Mehmetaj nga Isniqi, i cili viteve të fundit e ka ngritur fidanishten e tij por, që pas kësaj përkrahje ai mendon që të rrisë kapacitetin e prodhimit.

    “E kemi pritur dhe është e mirëseardhur për ne kultivuesit që merremi me kultivimin e gështenjës. Interesimi është i mirë dhe po shihet dita ditës se do të ngritën plantacionet e fidanëve me gështenja”, tha Mehmetaj.

    Edhe Bajram Dervishaj agronom nga Deçani thotë se fermerët si Mehmetaj e meritojnë përkrahjen e institucioneve tona, sidomos kur bëhet fjalë për gështenjën,RTK.

    “Është kujdesur për ujitjen, është kujdesur për heqjen e barojave çka është problemi kryesor te fidanët. Mirëpo, shijen dhe cilësinë e frytit vendor të Dukagjinit është e rrallë ta ketë ndonjë vend tjetër si vlerë ushqyese”, tha ai.

    Mehmetaj thotë se aktualisht është kohë shumë e përshtatshme për mbjelljen e kultivarëve të gështenjës meqë temperaturat janë shumë të përshtatshme për një gjë të tillë.

    Ndryshe, Mehmetaj është një ndër kultivuesit më të mëdhenj të fidanëve të gështenjës në Kosovë, kësaj peme arrore e cila rritet kryesisht në përmendim të Kosovës në lartësi mbidetare deri në 950 metra.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Ekonomi22 Mars 2023
    Nga viti 2021 më shumë se 5 mijë punëtorë janë formalizuar si të rregullt, ndërsa numri i atyre pa kontrata vazhdon të...
    Ekonomi21 Mars 2023
    Ehat Miftaraj  drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të...
    Ekonomi20 Mars 2023
    Në KEK kanë theksuar se në periudhën e muajve të këtij dimri, Kosova ka marrë diku rreth 220 mijë megavatë-orë energji elektrike,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Në operacionin anti-drogë të koduar “Harta”, në Shqipëri janë arrestuar 20 persona të dyshuar për shpërndarje të drogës, kryesisht afër shkollave të...
    Sport22 Mars 2023
    Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Tel Avivit për të zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për "Euro 2024" ndaj Izraelit. Ndeshja...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Rusia do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për Europën, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, duke thënë se të mendosh ndryshe ishte...
    Sport22 Mars 2023
    Meçi i madh i cili ishte i shumëpritur mes dy kampioneve të boksit  Tyson Fury-Oleksandr Usyk, është anuluar. Bisedimet mes dy palëve...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia....
    Opinione22 Mars 2023
    Autori është një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, D.C. dhe drejtues i emisioneve televizive "Bugajski Hour" të transmetuara në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.