×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gërxhaliu: Punëtorët e huaj Kosovën e shohin mundësi tranziti për BE

    FrontOnline
    26 Maj 2023

    Ikja e të rinjve kosovarë nga vendi paraqet një situatë alarmante. Për këtë arsye duhet të krijohen kushte më të mira për të jetuar në Kosovë.

    Kështu thonë ekspertë të ekonomisë. Ndërkohë që bizneset po detyrohen të punësojnë punëtorë të huaj, për të plotësuar nevojat e tregut.

    Me ikjen e fuqisë punëtore nga vendi, Kosova është bërë vend që po tërheq punëtorë të huaj. Firmat kosovare janë të detyruara të importojnë fuqi punëtore nga jashtë.

    Një ndër këto firma është edhe një kompani private nga Mitrovica.

    Blerta Abrashi, menaxhere, thotë për Radio Kosovën se kjo kompani ka marrë dy punëtorë të huaj nga Turqia dhe India.

    “Ata këtu i kanë kushtet e mira si me pagë si me kushte jetësore një ambient të ngrohtë pune. Nuk kemi bërë dallime që njeri është nga Turqia e tjetri nga India. Kemi një të përbashkët, punën”, tha ajo.

    Mehmet Tyre, i punësuar në këtë firmë, thotë se i pëlqen Kosova dhe se ai është i kënaqur me punën që bënë.

    Ai thotë se do të vazhdojë të jetojë dhe të punojë në Kosovë.

    “Ballkani ka një vend të veçantë për ne. Ne nuk i veçojmë, i shohim si vëllezër. Në fillim isha kureshtar e pastaj duke qëndruar këtu filloj të më pëlqej më shumë. Në rrugë jam i qetë, shëtis i qetë ,nuk është ajo tollovia e Turqisë. E dua Kosovën dhe kam filluar ta dua më shumë”, tha ai.

    Ndërkaq Vivek Kumar, nga India, thotë se në Kosovë jeton që katër vjet dhe së i pëlqen qetësia dhe ambienti i të jetuarit dhe vepruarit në Kosovë.

    “Katër vitet e fundit jetoj në Kosovë. Ne Indi ka një popullatë të madhe e këtu është me qetë. Ambienti i punës dhe ai për jetë është më i mirë. Është një ambient i shëndetshëm”, tha ai.

    Zeki Korkut, është shtetas i Turqisë që jeton e vepron në Kosovë qe 10 vite. Ai është  i punësuar në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

    “Më pëlqen të jetoj këtu edhe të punoj këtu. Jam më të vërtetë i kënaqur me kosovarët e ndërkohë edhe me jetën që bëjë këtu. Nuk shoh ndonjë ndryshim ndërmjet Kosovës dhe rajonit të Detit të Zi e për këtë arsye nuk ndihem i huaj këtu”, tha Korkut.

    Por eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, për Radio Kosovën thotë se punëtorët e huaj  mund ta shohin Kosovën vetëm si vend tranzit për të  shkuar drejt Bashkimit Evropian.

    “Kam drojë që shumica prej tyre që ia mësyjnë Kosovës e përdorin si momentum për të ikur diku në Evropë. Besoj që bashkërisht të lobojmë dhe dialogojmë dhe të ngritim vetëdijen jo vetëm te të rinjtë por edhe bizneset e Kosovës, që të bëjnë më tepër për punëtorët dhe kushtet e tyre. Do të jetë shumë e vështirë të mendohet se të huajt do të kontribuojnë më shumë se vendorët”, tha ai për Radio Kosovën.

    Ligji për të huajt në Kosovë rregullon çështjet për dhënien e lejes së punës për të huajt.

    Sipas këtij ligji, personat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Kosovës duhet të pajisen me leje pune. Qeveria e Kosovës cakton çdo vit numrin e  lejeve  të punës për shtetas të huaj.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Lajme29 Mars 2024
    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi...
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.