×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla thotë se do t’i kenë votat për ta bërë Osmanin presidente

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së, Donika Gërvalla, ka deklaruar se shumë shpejtë do të ketë konstituim të të gjitha institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Ajo është shprehur e sigurt që në asnjë mënyrë gjatë katër vjetëve të ardhshme, nuk do të qeverisin me inate.

    ”Sot tingëllon vetëm si fjalë, por ne vërtetë jemi vendosur”, deklaroi ajo mes tjerash.

    Ndërsa lidhur me çështjen e mundësisë që si subjekt i vetëm të arrijnë të kryesojnë edhe me postin e presidentit, kryeministrit dhe kryeparlamentarit, Gërvalla potencoi që shifrat janë të qarta për këtë.

    Megjithatë ajo ka pranuar që në sallën e Parlamentit të Kosovës, për të votuar president Vjosa Osmanin, do të ketë përzierje deputetësh, por do t’i kenë votat e mjaftueshme.

    ”Për kryeministrin dhe kryeparlamentarin janë të qarta shifrat. Ndërsa sa i përket presidentit, nga të gjitha bisedat që kemi zhvilluar nuk ka arsye që të mos jenë 80 deputetë që të votojnë për Vjosa Osmanin president”, thotë ajo në Klan.

    ”Ne kur të vijë koha, ne do t’i kemi 80 deputetë. Do të ketë një përzierje e deputetëve që do të jenë të ulur aty në sallë. Ne nuk kemi hyrë për të qeverisur për të nxjerrë inatin ndaj askujt”.

    ”Mendoj që një ndër detyrat më sfiduese që kemi në këtë legjilaturë, është forcimi i rolit të Parlamentit”.

    Derisa pozita e presidentit është një nga temat më të diskutuara mes subjekteve politike, ish-anëtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, e quajti të pamoralshme insistimin e Ramush Haradinajt për postin e presidentit.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Rajonit të Gjakovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në njërin lokacion janë...
    Lajme29 Mars 2024
    Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se sot KEK-u ka dhënë dy kontrata përmes tenderëve të negociuar që kapin vlerën mbi...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.