×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kryediplomati grek: Jemi në favor të heqjes së vizave për Kosovën

    FrontOnline
    04 Qershor 2021

    Ka përfunduar takimi mes ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili sot po qëndron për vizitë në Kosovë.

    Gërvalla pas takimit ka deklaruar se i pret hapat e ardhshëm për marrëdhënie të ndërsjella në fushën e ekonomisë, tregtisë e të politikës.

    ” Greqia është një fqinjë e rëndësishme për ne. Me Greqinë ndajmë mendimin që integrimi në NATO është i rëndësishëm. Kosova dhe Greqia janë pajtuar që të ngrihet zyra në Athin dhe të kthehet në zyre ekonomike. Njohja dhe pavarësia e vendit tonë përfshirë Greqinë e konsiderojmë si një kontribut për paqe në Ballkan. Duke pasur parasysh faktin që Greqia e sheh pavarësinë e Kosovës nga një kënd tjetër do të vazhdojmë dialogun rreth kësaj çështje. Me kolegun tim biseduam rreth bashkëpunimit kulturor e ekonomik”, ka deklaruara ajo.

    Kurse ministri Dendias ka thënë se dëshirojnë të zgjerojnë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

    “Ne besojmë se i mbarë Ballkani Perëndimor duhet të lidhet. Prania ime këtu është edhe për të përçuar një mesazh që Greqia për dy dekada ka punuar për integrimin në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor i takon Evropës”, ka thënë ai, raporton Front Online.

    Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se kanë mbajtur qëndrim në Këshillin Evropian.

    “Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje. Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha ai.

    “E mbështesim dialogun dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të gjejnë zgjidhje sepse kjo zgjidhje do të stabilizojë të gjithë rajonin”, ka thënë ai./Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3008730986078980

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më...
    Lajme19 Prill 2024
    Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Hallaq të Ri të Lipjanit dhe në Rufc të Ri, ku forcat serbe kryen krime...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot shkroi për...
    Sport19 Prill 2024
    Emiliano Martínez ishte protagonisti kryesor i kualifikimit të Aston Villas në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës pasi priti dy penallti ndaj Lille....
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për tri vite, qeveria e tij e ka rritur punësimin për 20 për qind. Në ceremoninë...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur aksionin për largimin e lëmoshkërkuesve nëpër sheshet e Prishtinës. Sipas njoftimit aksioni ka nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, ka duartrokitur sot emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është në fund të...
    Sport19 Prill 2024
    Zinedine Zidane është ‘një hap larg’ për të bërë rikthimin befasues në futboll, sipas një raportimi të fundit. Zidane ka qenë i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.