[wp-story]

Bota/Rajoni

Gënjyen se janë nga Kosova, arrestohen vëllezërit shqiptarë dhe e ëma

Gënjyen se janë nga Kosova, arrestohen vëllezërit shqiptarë dhe e ëma
11:07 | 17 Dhjetor 2019

Tre shqiptarë janë arrestuar për ekzekutimin me armë zjarri të policit malazez, Millutin Lekoviq, gjatë kalimit të kufirit.

Mësohet se personat që gjuajtën në drejtim të policit kufitar malazez janë të Malësisë së Madhe.

Pas një seance dëgjimore në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, shtetasit shqiptarë të dyshuar për vrasjen e oficerit në fjalë u urdhëruan të qëndrojnë deri në 72 orë në qelitë e paraburgimit.

Ngjarja ka ndodhur në Igalo, në afërsi të qytetit Herceg Novi, në orën 14:00, rreth 5 km larg kufirit kroat. Tre personat, të cilët nuk kanë pasur me vete dokumente identifikimi, në momentin e ndalimit kanë thënë se janë nga Kosova.

Nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41-vjeçar Millutin Lekoviq, ndërsa në momentin e ndalimit të tyre kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë nga Shqipëria, Lulëzim Hasanaj (vëllai) 49 vjeç dhe Nure Hasanaj (e ëma) 67 vjeçe.

Lekoviç u vra dy ditë më parë teksa ishte në detyrë, ndërsa kapi tre personat që ishin pa dokumente dhe që synonin të kalonin në drejtim të Kroacisë.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera