[wp-story]

Lajme

Gecaj: PDK-ja nuk e kandidon Flora Brovinën për deputete

Gecaj: PDK-ja nuk e kandidon Flora Brovinën për deputete
21:12 | 06 Shtator 2019

Flora Brovina, anëtarja e Partisë Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë pjesë e listës për deputetë nga radhët e kësaj partie, ka bërë të ditur Arben Gecaj.

Ajo më parë ka mbajtur numrin 3 në këtë listë, por kësaj here nuk do të jetë fare në listë.

Flora Brovina, u përfshi në një skandal, ku ajo personalisht kishte publikuar një fotografi duke pretenduar se aty gjenden gratë shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe, e në fakt doli që ajo nuk është e vërtetë.

Arben Gecaj, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, i cili e konfirmoi lajmin, shtoi se mos-kandidimi i saj nuk ka të bëjë me këtë skandal dhe me atë që ka ndodhur në të kaluarën. 

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera