×
  • Vip
  • Vip

    Gazetarja nga “CBS News Chicago” i flet shqip Dua Lipës: Motra ime, jam shumë krenare që je shqiptare

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Një pjesë e emisionit të CBS News Chicago mori kthesë tjetër pak ditë më parë.

    Kjo me inkuadrimin e gazetares së atij mediumi, e cila doli të jetë shqiptare dhe zhvilloi një lidhje me artisten e famshme ndërkombëtare, Dua Lipën.

    Ajo nisi bisedën me krijuesen e hitit “Levitating”: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”.

    Ato më pas zhvilluan një bisedë të këndshme me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.

    Në fund, gazetarja i tha se herën tjetër do të mblidhet me të dhe këngëtaret e tjera si: Rita Orën e Bebe Rexhën.

    Pjesë nga biseda e tyre:

    Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon?

    Dua Lipa: Përshëndetje.

    Gazetarja: Si shkon?

    Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni?

    Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare, sikurse ju.

    Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

    Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora, Bebe Rexha.

    Dua Lipa: Tingëllon bukur.

    Gazetarja: Shumë urime.

    Dua Lipa: Faleminderit shumë.

     

    Nga Rubrika
    Vip11 Shkurt 2025
    Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother...
    Vip11 Shkurt 2025
    Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, i është përgjigjur kritikave që mori në internet pasi iu...
    Vip11 Shkurt 2025
    Më 14 shkurt, pra në Ditën e të Dashuruarve, Capital T do t’ju tregojë fansave të tij disa “Sekrete”. Ai ka zbuluar...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi  janë kapluar nga zjarri. Lajmin për Front...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Italia dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me bllokun e Bashkimit Evropian para vitit 2030. “Ne jemi pro pranimit të...
    Bota/Rajoni11 Shkurt 2025
    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV’ja prin në 21...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me ndihmës sekretarin për operacionet të NATO’s, Tom Goffus. Në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.