×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta prestigjioze “Le Monde” për Kurtin: Kryeministri jofleksibil i Kosovës

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ia ka kushtuar sot një tekst zhvillimeve në veri të Kosovës dhe kërkesave ndërkombëtare ndaj Kurtit dhe qëndrimet e shefit të Qeverisë së Kosovës lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

    “Le Monde” në titull të shkrimit e ka cilësuar kryeministrin Kurti si “kryeministri jofleksibël i Kosovës’.

    Në nëntitullin e këtij shkrimi në “Le Monde”, thuhet se Kurti edhe përkundër presionit perëndimor, heziton të organizojë zgjedhjet e reja në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Gazetari i “Le Monde” tekstin e vazhdon duke komentuar mënyrën e komunikimit të Kurtit.

    “Albin Kurti mund t’i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tre herë me një jo të thjeshtë, pastaj të shpalosë mesazhin e tij pa ju dëgjuar më, duke ditur të qëndrojë i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jo fleksibël”, shkruan në artikullin e “Le Monde”.

    Gazeta franceze tutje shkruan se pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar që Kurti të lëshoj pe lidhur me krizën në veri, kryeministri i Kosovës përgjigjet pa u trazuar për pyetjet e botës.

    “Le Monde” shkruan për kushtet e Kurtit për rivendosje të shtetit ligjor në Veri, garanci për fushatë të lirë dhe të drejtë në këmbim të largimit të kryetarëve të katër komunave veriore, vendosja e të cilave sipas “Le Monde” ka provokuar përplasjen mes serbëve lokalë de forcave të NATO-së më 29 maj, dhe në këmbim të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

    “S’ka rëndësi që dy emsiar të dërguar nga Brukseli dhe Uashingtoni erdhën të hënën në Prishtinë për t’i lutur që të organizojnë këto zgjedhje deri në korrik në këtë territor që është ende nën kontrollin e fshehtë të Beogradit dhe ku serbët bojkotuan votimin e fundit”. Shkruan “Le Monde”./Insajderi

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2023
    Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka ngritur dilema për largimin e grupit të armatosur nga manastiri...
    Lajme01 Tetor 2023
    Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish-Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, përmes një shënimi në...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” njësitit...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2023
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka goditur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se aksionin në veri...
    Lajme01 Tetor 2023
    Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi special i BE-së, Pieter Feith ka thënë se Serbia dhe Kosova po humbasin kohë, duke...
    Lajme01 Tetor 2023
    200 ushtarë shtesë do të dërgohen nga ana e Britanisë së Madhe në Kosovë. Kjo për shkak të sulmit terrorist që ndodhi...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Nuk ka plane të menjëhershme për të vendosur instruktorë ushtarakë në Ukrainë, tha të dielën kryeministri britanik, Rishi Sunak, duke u larguar...
    Lajme01 Tetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar protestën e 1 tetorit 1997, një revoltim studentor kundër pushtuesit serb. Kuti ka thënë se...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2023
    Ish-përfaqësuesi special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit për sulmet në veri të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.