[wp-story]

Bota/Rajoni

Gazeta e njohur amerikane: Shefi i spiunazhit të Millosheviqit, Jovica Stanishiq, ishte njeri i CIA-s për 8 vjet

Gazeta e njohur amerikane: Shefi i spiunazhit të Millosheviqit, Jovica Stanishiq, ishte njeri i CIA-s për 8 vjet
13:23 | 18 Prill 2021

Një shkrim i botuar nga gazeta prestigjioze amerikane, Los Angeles Times, rreth aktivitetit të Jovica Stanishiq dhe punës së tij për inteligjencën amerikane, është kthyer në vëmendje nga mediat serbe. LA Times në vitin 2009 shkruante se Stanishiq në fakt punonte për CIA-n qysh nga vitit 1991 dhe sipas tyre, ishte njeriu i tyre prej asaj kohe.

“Natën, kur hapësira boshatiset dhe dritat qosheve të shtigjeve janë i vetmi burim drite, parku Topcider në periferi të Beogradit është vendtakimi perfekt për spiunë.

Ishte pikërisht këtu kur në vitin 1992 ish-Jugosllavia po shpërthente në dhunën ndër-etnike, një agjent i CIA-s rrugëtoi deri te një pushimore e parkut dhe shtrëngojë dorën me një oficer të inteligjencës serbe”, e fillon tekstin LA Times.

Oficeri serb ishte Jovica Stanishiq. “Ai kishte një shikim të ftoftë dhe reputacionin e një personi të ligë”. Reklamë “Por, oficerit të CIA-s, William Lofgren i duhej ndihëm.

CIA ishte krejt e verbër karshi zhvillimeve ne Jugosllavinë e çarë nga lufta”.

“Luftimet kishin shpërthyer në Bosnje dhe Millosheviq shihej si kërcënim për sigurinë e Evropës, prandaj CIA dëshpërimisht donte ta ketë dikë brenda zhvillimeve”.

“Në mesnatë dy spiunët (Stanishiq dhe Lofgren) krijuan një marrëdhënie e cila mbeti e pazbuluar: Për tetë vjet Stanishiq ishte njeriu kryesor i CIA-s në Beograd”, shkruan teksti.

“Gjatë takimeve sekrete në varka e dhe shtëpi të sigurta buzë lumit Sava, ai ndau detaje dhe sekrete të regjimit të Millosheviqit. Dha informacione për vendndodhjen e pengjeve të NATO-s, ndihmoi operatorët e CIA-s në kërkimin e tyre për varrezat dhe ndihmojë agjencinë që të krijojë një rrjet të bazave sekrete në Bosnje”. Në vitin 2009 kur ishte shkruar ky shkrim nga LA Times, Stanishiq ishte në gjyq në Hagë “dhe CIA kishte bërë një lëvizje jashtëzakonisht të rrallë duke dorëzuar dokumente të klasifikuara para gjykatës që listonte kontributet e Stanishiq dhe dëshmonte rolin e tij ndihmues”.

Dokumentet kishin mbetur të mbyllura, por LA Times shkruante se një burim i ka treguar se çfarë përmbanin ato. Lofgren, oficeri tashmë i pensionuar i CIA-s, i kishte treguar LA Times se CIA kishte dorëzuar dokumentet për të treguar “se ky person i njohur si i keq, kishte bërë shumë të mira, përkundër se Lofgren thotë se kjo nuk do të thotë se ai shfajësohet për akuzat e tjera për të”.

“Por, duke vënë akuzat anash, ky njeri bëri veprime që ndihmuan për të pushuar luftime dhe të vendosej paqja në Bosnje”, thotë Lofgren për LA Times. Avokati i Stanishiq, i pyetur nga mediat, kishte thënë se klienti i tij refuzon të komentojë këto zhvillime.

Gjithashtu as CIA nuk kishte komentuar.

Edhe gjykata, meqë dokumentet ishin të klasifikuara, seancat kur i kishte trajtuar këto dokumente i kishte mbajtur të mbyllura. Por, në një shkrim të vetë Stanishiq, shkruar në burg, ai e kishte pranuar se kishte punuar vazhdimisht me CIA-n.

“Unë pata institucionalizuar bashkëpunimin me inteligjencën amerikane përkundër marrëdhënieve jashtëzakonisht të këqija të dy vendeve. Bashkëpunimi im me CIA-n ka ndihmuar shumë që të mos eskaloi konflikti më tepër”. Por prokurori i rastit të Stanishiq kishte thënë se aksionet për ta ndihmuar CIA-n veçse tregojnë për fuqinë që kishte ai.

Në fjalimin e tij Dermot Groome, kishte thënë se “aftësia për të shpëtuar jetë është saktësisht e njëjta aftësi që Stanishiq përdori për të marrë jetë”. LA Times në shkrim i kishte bërë edhe një profil Stanishiqit. Për të shkruhej se iu kishte bashkuar shërbimit jugosllav në vitin 1975, kur vendi ende ishte nën regjimin komunist të Josip Broz Titos.

Ai kurrë nuk ishte konsideruar si ndonjë ideolog ose nacionalist.

Por, kishte një aftësi të rrallë për spiunazh.

“Stanishiq nuk është një oficer inteligjence i zakonshëm”, kishte thënë për të Dobrica Qosiq, ish-presidenti i Serbisë në vitet 1992-93. “Ai është intelektual dhe jo një polic radikal. I edukuar dhe i shkathtë dhe ai dinte si ta organizonte shërbimin”.

Për shkak të këtyre aftësive, Millosheviq e kishte bërë Stanishiqin top spiunin e tij, përkundër se kishte mosbesim mes tyre, shkruan LA Times në artikullin e vitit 2009.

Prokurori në Hagë në akuzat e tij kishte treguar se megjithatë, përkundër bashkëpunimit me CIA-n, ai ishte pësoni që kishte formuar grupin kriminal Skorpionët.

Ai kishte prezantuar para gjykatës video, ku shihej Stanishiq t’u thoshte anëtarëve të grupit “djemtë e mi”. Derisa video tjetër tregonte pamje të burrave myslimanë me duar të lidhura që dërgoheshin në mal për t’u pushkatuar.

Ndërsa oficerët e CIA-s që kishin shërbyer në Ballkan, thonë për LA Times se ata e kishin ditur që Stanishiq është me shumë ndikim, por nuk kanë parë dëshmi që ai ka bërë krime lufte. “Ata”, shkruan LA Times, “e përshkruajnë atë si një aleat kyç në një situatë e cila shpejt po dilte jashtë kontrollit”.

Siç tregon Lofgren, në një takim me Stanishiqin, ai i kishte sjellur edhe dokumente që tregonin diagrame se ku kompanitë serbe i kishin ndërtuar bunkerët në Irak për Sadam Hyseinin.

Shkrimi tregon më pas se Stanishiq kishte provuar që raportin e tij me amerikanët ta nxirrte nga hija dhe ta institucionalizonte si bashkëpunim zyrtar mes agjencive të dy shteteve.

Stanishiq gjithashtu kishte udhëtuar në Amerikë dhe ishte pritur nga oficerë amerikanë atje. “Lidhjet e zgjeruara të Stanishiq me CIA-n ishin bërë edhe shkaku kryesor i thyerjes në mes të tij dhe Millosheviqit, i cili frikësohej se top spiuni i tij po punonte kundër tij. Prandaj në vitin 1998 Stanishiq ishte pushuar nga puna”.

Rikthimi i tekstit të LA Times nga mediat serbe ka ardhur pasi për Stanishiqin pritet një vendim i gjykatës gjatë majit të këtij viti.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera