×
  • Lajme
  • Lajme

    Gaxherri: VV-së nuk i falet mosvotimi për marrëveshjet ndërkombëtare

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje nuk do t’i falet mosbotimi në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare.

    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Gaxherri ka thënë se rezolutat që janë në interes të qytetarëve nuk duhet të politizohen.Sipas saj, subjektet që bëjnë politike në tema që janë në interes të qytetarëve do të ndëshkohen nga vet qytetari.

    “Ishte një rezolutë e cila është dashur të na bashkojë – një vullnet politik i Kuvendit – mendoj se asnjë deputet i Kuvendit nuk ka dallime në këtë raport megjithatë u humb shumë kohë në debat. Kjo rezolutë nuk u mbështet nga të gjitha subjektet politike, pikërisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është e drejtë e tyre, por sidoqoftë unë mendoj se është dashur të votojnë të gjithë”.

    “Këto janë tema tepër të rëndësishme dhe nuk mundet asnjë subjekt politik të ec tutje. Është koha që të reflektojmë sepse jemi në një situatë ndryshe këtë vit duke pasur parasysh ri-aktualizimin e çështjes së Kosovës dhe pandeminë botërore që po krijon një rend të ri”.

    “Neve si Kosovë nuk na falet që të kemi ndasi kaq të thella politike. Jam e sigurt se aty të gjitha partitë e duan Kosovën dhe duan që ta përmbyllim marrëveshjen me Serbinë në të mirë të Kosovës”.

    Ajo ka shtuar se janë disa tema të cilat janë tema për qytetarët e vendit dhe jo partitë politike.“Shembulli konkret është se rezolutat nuk janë olbigative, por kjo rezolutë ishte për të dërguar mesazh se të gjitha partitë politike janë për t’i ruajtur vlerat e popullit të Kosovës. Marrja përsipër e dialogut nga Hoti nuk ndërlidhet asgjë me Thaçin. Hoti është deklaruar se do ta kryesojë dialogun sepse kështu thotë Kushtetuta”.“Hoti dhe asnjë kryeministër i këtij vendi nuk ka mandat të dialogojë për ta prekur sovranitetin e vendit dhe rendin kushtetues.

    Të gjitha partitë duhet të jemi të unifikuara dhe opozita duhet të jetë aty për ta monitoruar punën e Qeverisë”.“Nuk mund të garantojmë se faktorët ndërkombëtarë nuk do të vendosin në tavolinë gjëra të ndryshme, por Hoti nuk ka mandat të bëjë marrëveshje në dëm të Kosovës”.“Nuk mund të vazhdojmë me inate politike, opozita mund ta bëjë lojën e saj, por qytetarët do ta përcjellin. VV-së nuk ia falin mosvotimin për marrëveshjet ndërkombëtare sepse ato bëhen për qytetarët e vendit dhe ata do ta gjykojnë një subjekt politik që bën politikë edhe mbi këto gjëra”.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.