[wp-story]

Lajme

Gaxherri: Kurti ta bëjë ose ta lë Qeverinë

Gaxherri: Kurti ta bëjë ose ta lë Qeverinë
16:27 | 14 Janar 2020

Në vazhdën e diskutimeve për arritjen e një koalicioni qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, gjatë ditës së sotme në media u raportua se partia e Albin Kurtit, LVV ka kërkuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14 kjo për të mundësuar një kompromis sa më të shpejt për arritjen e një marrëveshje bashkë me LDK-në, shkruan “FrontOnline”.

Besa Gaxherri, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ka informacione nëse kjo ofertë është diskutuar në Kryesisë e LDK-së.

Ajo për “FrontOnline” ka thënë se lideri i LVV-së Albin Kurti duhet të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të tregojë nëse është i interesuar ta formojë Qeverinë apo jo.

“Unë du me besu, duke mos pas parasysh me krejt çka ka bërë ofertë Vetëvendosje, që LDK dhe LVV të gjejnë arsyen dhe të kryhet më tash kjo punë sepse tash është degraduar tej mase. Këto lojëra apo makinacionet e z. Kurti unë besoj që duhet të iu vijnë fundi. Dhe ai duhet të jetë i sinqertë të ju thotë qytetarëve se është i interesuar me marrë me udhëheq me vendin ose nuk është i interesuar. Nëqoftëse është i interesuar 1 mijë mundësi janë. Nëse vërtetë nuk është i interesuar atëherë le të vazhdon si është ka bërë deri më sot”, ka thënë Gaxherri.

Sipas saj, Kosova ka nevojë urgjente që sa më shpejt ta formojë Qeverinë e saj.

“Vendi ka nevojë urgjente për Qeverinë e vet, për institucionet e veta, dhe njerëzit që e kanë përgjegjësin duhet ta bëjnë”, tha ajo.

Në anën tjetër nëse LDK dhe LVV nuk do të arrijnë që të gjejnë një kompromis për arritjen e një marrëveshje, Gaxherri tha se nëse vendi shkon në zgjedhje, LVV nuk ka partnerë tjetër të negocioj për qeverisje, pasi që sipas saj kjo parti ka deklaruar që vetëm me LDK do të qeverisë.

“Nëse nuk arrijnë me bërë një ,marrëveshje, të gjitha partitë politike nuk kanë rrugë tjetër veç zgjedhjeve mirëpo mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje, pasi prapë të njëjtat parti do të garojnë dhe më së paku mendoj që VV me cilin aleat do të qeverisë pasi LVV ka deklaruar që vetëm më LDK do të qeverisë, dhe tani ajo nuk më besim me qeverisë”, u shpreh deputetja Gaxherri. /FrontOnline/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera