×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati tre muaj pa paga, Qeveria e Ministria heshtin për pagat e minatorëve

    FrontOnline
    07 Gusht 2024

    Ndonëse pritej që pagat t’iu ekzekutoheshin këtë të hënë, minatorët e Trepçës vazhdojnë të presin. Punëtorët e pompave dhe elektricistët nuk po lënë vetëm Trepçën e kjo pasi, katet e nëntokës mund të përmbyten. Për këtë çështje, Ministria e Ekonomisë, Qeveria e ushtruesi i detyrës së kryeshefit kanë heshtur.

    “Sektorin e minierave do ta zhvillojmë…suksesi ynë është i mundshëm me neve në qeveri dhe juve, minatorë pronarë. Dikur minatorët kanë hedhur themelet e Republikës, tani republika dhe minatorët bashjkë po e ribëjnë Trepçën”, kishte thënë kryeministri Albin Kurti më 20 shkurt 2024.

    Ky ishte premtimi i Kryeministrit Kurti para minatorëve të Stan Tërgut në 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës, vetëm 5 muaj më parë.

    Por tani, qeveria Kurti dhe dikasteret e saj po zgjedhin të heshtin për mosekzekutimin e pagave të minatorëve për tre muaj.

    Ani pse ish-kryeshefi Bashkim Kurti premtoi se pagat do të dalin të hënën pas një dakordimi me ministrinë e Ekonomisë, minatorëve ende nuk u janë ekzekutuar pagat.

    Ani se pagat nuk i kanë pranuar tash e thuajse tre muaj, punëtorët që mbajnë stabil pompat dhe elektricistët nuk po lënë vetëm Trepçën e kjo pasi, katet e nëntokës mund të përmbyten.

    “Ne i krijojmë kushtet për mepunu ata. Ua çojmë ajrin, ujin, rrymën dhe ata punojnë. Ata janë në grevë. Ne i mbështesim plotësisht minatorët por nuk mund të ndalemi. Nëse ndalemi ne, ndalet krejt miniera, shembet, merr uji. Faktikisht nuk ka minierë ma. Edhe mos me na jep page, na e kemi obligim. Atë ditë që ndalemi s’ka minierë ma, e merr uji minierën e për me heq atë ujë duhen vite”, ka thënë Enver Tahiri, përgjegjës për elektro-energjetikën e Trepçës.

    Tanimë punëtorët e Trepçës janë takuar me kryeshefin e ri e premtimet e tij janë jo më ndryshe sesa të paraardhësit e tij.

    “Sindikata me këtë kryeshefin e ri do fjalë të mira na i ka dhënë që kemi me punu, e kem përkrahjen, shpejt kemi me i qit pagat, mirë definitiv deri më sot nuk ka kurgjo. D.m.th. minatorët ende nuk i kanë mar pagat, me punu nuk po punohet… me të vërtet jem në gjendje kritike”, ka thënë Gani Osmani, minator.

    Por tanimë, nga minatorët po kërkohet të ekzekutohen së paku dy paga.

    “Tash janë bë dy rroga, janë hi në të treten edhe çdo minator, 90% e tyre gjysen e pagës e kanë kredi. Tash në qoftëse e qet një pagë i dyti muaj erdh, komplet një pagë jav marrin bankat. Në qoftëse e qet një pagë, për minatorët nuk është bë zgjidhje. Këtu zgjidhja është me i qit dy pagat dhe me mendu për muajin gusht”, ka thënë minatori Osmani.

    Faton Ahmeti tani në këpucët e ushtruesit të detyrës së shefit ekzekutiv të ndërmarrjes, nuk është përgjigjur për ekzekutimin e pagave të minatorëve ani pse pyetjet i ka pranuar./RTV Dukagjini

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.