×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakitë e Kurtit

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili edhe drejton Grupin Parlamentar, ia ka kritikuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën për çështjen e reciprocitetit, pra se do të jetë çështje ditësh e jo javësh se kur do të vendoset.

    Gashi thotë se tashmë Kosova importon hiq më pak se 360 milionë nga Serbia.

    “A ju kujtohet kauza e reciprocitetit, e në fund hiq ma pak se 360 milionë importe prej Serbisë, por mbetet ende shprehja : është cështje ditësh se kur do të vendoset reciprociteti”, ka thënë Gashi.

    Tutje ai ka përmendur edhe kauzën e Kurtit për targat dhe për Asociacionin.

    “A ju kujtohen targat. A ju kujtohet kauza e Asociacionit, shkoj në Ohër nënshkruajti marrëvehsje për autonomi”, ka thënë Gashi.

    Tutje ka thënë se Kurti në rrafshin ndërkombëtar i ka dëmtuar raportet e Kosovës me aleatët.

    “Në rrafshin ndërkombëtar, kryeministri mashtron, dëmton raportet e Kosovës me aleatët. Cfarë rezulati është ky. Vetëm I mirë s’mund të quhet. Çdo krizë e ka ushqyer, e ka përdorur për veti, pavarësisht dëmit që I ka shkaktuar shtetit. Çfarë ke ndërmend t’iu ofrosh kundërshtarëve të Kosovës, deri ku shkon ti”, ka shtuar tutje Gashi.

    Gjuhën ndaj Sekretarit Blinken, Gashi e ka quajtur si një skandal historik.

    “Gjuha e përdorur ndaj sekretarit Blinken, është skandal histroik. Ti s’je zgjedhur kryeministër që ta shkatërrosh Kosovën. Ne kemi pasur të drejtë vazhdimisht, por kemi pasur sukses kur kemi bashkëpunuar me SHBA-në”, ka thënë Gashi tutje.

    Shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë se Kosova duhet ruajtur nga Serbia, Rusia dhe “budallakitë e Kurtit”

    “Kosova e meriton kthimin e sovranitetit në veri, Kosova është storie suksesi e ndërkombëtareve. Ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosova s’i ka borgj askujt, të gjithë i kemi borgj Kosovës”, ka thënë Gashi.

    Pas kësaj ka ndërhyrë kryetari Konjufca, duke bërë thirrje për kujdes të fjalorit parlametnar.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...
    Lajme16 Prill 2024
    Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tash deputet i pavarur e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ai në “Pressing”...
    Sport15 Prill 2024
    Pep Guardiola ka shijuar shtatë sezone të mbushura me trofe me Manchester Cityn, por jo të gjitha 10 nënshkrimet e tij të...
    Lajme15 Prill 2024
    Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, është duke marrë pjesë në Forumin Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar...
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.