×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Putini e vërtetoi se rusët s’mendojnë për serbët, por për vete

    FrontOnline
    14 Qershor 2020

    Presidenti i Federatës së Rusisë, ka dhënë një intervistë për televizionin rus “Russia 1”, në të cilën ndër të tjera ka komentuar edhe hyrjen e papritur të forcave ruse në Kosovë më 11 qershor të vitit 1999.

    Citate të kësaj interviste, kanë sjellë shumë medie në rajon, duke nënvizuar mendimet e Putinit, që në atë kohë, siç ka deklaruar vet ka qenë Sekretar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

    “Mund të flas sesi ka ardhur (vendimi për marrjen e aeroportit). Atëherë kam qenë Sekretar i Këhsillit të Sigurisë. Mu afrua kreu i Shtabit të Përgjithshëm, atëherë gjeneral Kvashnjini, dhe më tha se ekziston ideja që të merret ky aeroport. Në pyetjen ‘Pse’, u përgjigj se, është e qartë se një ditë do të shkojmë,porse do të kemi për çfarë të negociojmë. Kështu që, i thashë: nëse e shihni të arsyeshme, ashtu edhe veproni”, ka deklaruar Putini në intervistë lidhur me hyrjen e forcave ruse, jashtë marrëveshjes me partnerët perëndimorë në Kosovë.

    Lidhur me këtë ka folur profesori universitar, Ibrahim Gashi.

    Në një prononcim për KosovaPress, Gashi ka thënë se Putini e pranoi vet se hyrja e kontigjentit rus në Aeroportin e Prishtinës më 11 qershor 1999 ishte bërë për interesa kryekëput të Rusisë dhe në asnjë mënyrë të mbrojtjes së serbëve lokalë.

    “Ajo se çfarë deklaroi Putini, dëshmon qartë se, Rusia kurrë nuk ka menduar për serbët, as të Kosovës e as të ndonjë pjese tjetër. Ajo ka kalkuluar dhe vazhdon të kalkulojë vetëm për interesa të saj. Ai për dallim prej NATO-s, intervenimin në Kosovë e ka parë nga këndvështrimi i pozicionimit gjeostrategjik të Rusisë. Ta rrisë çmimin e ndonjë pjese diku më afër Rusisë, dhe pastaj të largohet nga Aeroporti i Prishtinës”, ka deklaruar Gashi.

    Më 11 qershor të vitit 1999, rusët hynë në Kosovë, pak orë para se të hynte NATO në Kosovë, gjë që shënoi çlirimin e Kosovës, pas bombardimit 79 ditësh në aparatin gjenocidial të Serbisë. Të nesërmen, në Aeroportin e Prishtinës, ku ishin pozicionuar rusët, për pak sa nuk ndodhi konflikti i armatosur mes tyre dhe britanikëve. Ish-Gjenerali amerikan i NATO-s, Uesli Klark pati thënë se ai ishte i gatshëm që me forcë t’i detyronte rusët që të largohen nga Aeroporti, porse kësaj iu kishte shmangur Gjenerali britanik Majk Xhekson, i cili ishte komandant i KFOR-it.

    Kontigjenti i trupave ruse nga Kosova është tërhequr përfundimisht në korrik të vitit 2003. Qëndrimi 4 vjeçar i tyre në Kosovë shënoi shumë skandale, që nga vrasja e tre serbëve në afër Gjilanit, përpjekja për rrëmbim të femrave në lokale nate dhe shumë incidente të tjera.

    Shumica shqiptare në Kosovë asnjëherë nuk i mirëpriti, përkundrazi protestoi në të gjitha lokalitetet ku rusët operonin në kuadër të misionit të KFOR-it.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se seanca e orëve të vona për sonte, duhet të përfundohet me patjetër me votim të pesë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Politologu dhe eksperti për Ballkanin, Florian Bieber tha se shefja e re e BE-së, Kaja Kallas ka një qasje më të fortë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot në seancën e Kuvedit të Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e...
    Të tjera
    Sport05 Dhjetor 2024
    Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Driloni e kanë diskutuar zbritjen e çmimit të madh nga Lela nga 170 mijë në 165 mijë euro për informatën...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancên e Kuvendit ka...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Sipas të dhënave...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit. Ai  ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.