×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Numri i rasteve me COVID në Komunën e Prishtinës është në rënie

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi në një intervistë për Telegrafin ka folur për numrin e rasteve me COVID-19, në këtë komunë.

    Gashi tha se që nga 20 marsi kur janë paraqitur dy rastet e para me virusin COVID-19, në këtë komunë shifra ka kaluar mbi 4.000 raste.

    Sipas tij, ditëve të fundit në këtë komunë numri i rasteve është më i ulët se sa tre javë më parë.

    “Në Komunën e Prishtinës që nga 20 marsi kur i kishim dy rastet e para shifra ka kaluar deri mbi 4000 raste. Deri para tre jave kishim një numër të madh të rasteve në komunën tonë, kryesisht në kryeqytet, mirpo tre javët e fundit ka filluar të bie numëri i rasteve. Duke pasur parasysh që kemi numër më të vogël të rasteve se sa që kemi pas, me nga 1500 sa kishim raste aktive tani më kemi rreth 800 raste aktive. Praktikisht i bie gjysma e saj. Mundësia e përhapjes së virusit është më e vogël se sa që ishte tre javët e kaluara”, ka thënë Gashi.

    Siç tha Gashi mosha e të prekurëve me virus dhe të cilët kanë ndëruar jetë në këtë komunë është e ndryshme.

    “Moshat janë të ndryshme. Në këtë komunë janë rreth 70 vdekje të cilat janë zyrtare nga IKSHPK, ShSUK dhe Ministria e Shëndetësisë. Presim raportin e fundit për të na raportuar për numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjeve. Ka mosha të ndryshme të vdekjeve por në përgjithësi janë nga mosha mbi 60 vjeç”, theksoi ndër të tjera Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij. Nëna e...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se...
    Vip13 Shkurt 2025
    Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është shfaqur sërish në gjendje jo të mirë. Rrugëve të Los Anxhelosit, ai u pa i...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bekë Berisha i AAK’së, ka thënë se Albin Kurti i ka dy rrugë, që ta bëjë shumicën dhe të krijojë qeverinë, ose...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.