Ekonomi

Gashi nga LDK: Do ta heqim taksën, reciprocitetin s’e bëjmë menjëherë

Gashi nga LDK: Do ta heqim taksën, reciprocitetin s’e bëjmë menjëherë
11:21 | 18 Shkurt 2020

Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka dakordim mes LDK-së dhe VV-së si partner në qeveri për Reciprocitetin e proklamuar nga kryeministeri, Albin Kurti.

Gashi ka thënë vendosja e masave të reciprociteti është çështje ditësh ose javësh.

“Mendoj që ka dakordim mes LDK dhe VV sa i përket reciporciteti edhe Kurti në Munih e deklaroj që do ta heq taksën, e që do të jetë shumë shpejt çështje ditësh apo javësh dhe zëvendësimi i saj me masa reciproke graduale dhe të arsyeshme”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga KDI.

Ai ka thënë se masa e reciprociteti mund të mos jenë të menjëhershme sepse sipas tij ato janë komplekes.

“Do të ketë një set të masave reciproke të menjëhershme dhe të tjerat që do të jenë graduale, pra do të fillohet një fazë e re për rajonin dhe do te mbetemi në ato qëndrime që LDK-ja i ka që nga fillimi”, ka shtuar Gashi.

Gashi ka shtuar se me LVV-në janë shumë dakord si partner qeverisës

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera