[wp-story]

Lajme

Gashi nënshkruan Rregulloren mbi Punën e Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës

Gashi nënshkruan Rregulloren mbi Punën e Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës
16:59 | 26 Shtator 2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Kujtim Gashi ka nënshkruar Rregulloren mbi Punën e Këshillit Drejtues të Institutit Arkeologjik të Kosovës.Plot 16 vite pas themelimit të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Këshilli Drejtues i këtij institucioni i emëruar nga Ministri Gashi në Mars të vitit 2019, ka përgatitur Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të IAK-ut.

“Jam i lumtur që ky Këshill i emëruar në mars të këtij viti, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në përgatitjen e Rregullores së Punës së Këshillit Drejtues të IAK-ut”. tha ministri Gashi, në një komunikatë për media.

“Instituti Arkeologjik i Kosovës që nga themelimi i tij, ka pasur mungesë së infrastrukturës ligjore. Rregullorja është hapi i parë drejt kompletimit të infrastrukturës ligjore të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të Trashëgimisë Kulturore të vendit tonë.

U informova nga Këshilli Drejtues, që janë në përfundim edhe të Statutit të IAK-ut, kurse unë si ministër i inkurajova anëtarët e Këshillit që të vazhdojnë punën shumë të mirë që po e bëjnë”, theksoi ministri Gashi.

Më tej ministri Kujtim Gashi shtoi se “Do të jem gjithmonë në përkrahje të profesionistëve, të cilët punojnë me përkushtim në ngritje të nivelit institucional, në bazë të ligjeve të shtetit tonë”.

Duhet theksuar që Instituti Arkeologjik i Kosovës deri më tani nuk ka pasur Rregullore të Këshillit Drejtues dhe as Statut të IAK-ut. Është hera e parë kur një ministër i MKRS-së i kushton vëmendje dhe përkrahje të pa kursyer një trupe profesionistësh, siç është Këshilli Drejtues i IAK-ut që të punojnë dhe të përgatitin dokumente të domosdoshme për funksionimin ligjor dhe të drejtë të Institutit Arkeologjik të Kosovës./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera