Lajme

Gashi: Në Uashington nuk ndodhi ndarja e Kosovës, Hoti ka legjitimitet të plotë

Gashi: Në Uashington nuk ndodhi ndarja e Kosovës, Hoti ka legjitimitet të plotë
15:47 | 17 Shtator 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ka thënë se kryeministri Hoti ka legjitimitet të plotë dhe në Marrëveshjen e Uashingtonit nuk ka ndodhur ndarja.

“Hoti ka legjitimitet të plotë dhe nuk ka ndarje të Kosovës, këto janë fakte dhe të tjerat janë vetëm deklarata për konsum politik. Qytetarët janë lodhur me fjalime e poza patriotike, njerëzit duan punë, siguri. Prej se është zgjedhur është akuzuar se roli i tij në Ëashington do të ishte një asistent i Thaçit. Rreziku I thikave mbi harta nuk ka ekzistuar asnjëherë, nëse ka ekzistuar atëherë kryeministri Hoti e ka menjanuar”, ka thënë Gashi.

Gashi tutje ka thënë se sa i përket Ujmanit, duhet të theksohet fakti se ky liqe është pasuri e Kosovës kur të bëhet studimi i fizibilitetit.

“Ujmani territorialisht gjendet në pjesën më të madhe në Kosovë dhe që është pasuri e Kosovës, duhet insistuar që në studimin e fizibilitetit të theksohet kjo, përdorimi i përbashkët nuk nënkupton pronësi të përbashkët. Sa i përket minishengenit ne do të insistojmë që në këtë zonë Kosova të hyjë si shtet si palë e barabartë, ne duhet të shohim se cilat janë avantazhet tona në zhvillimin ekonomik dhe unë jam shumë i sigurtë që kryeminsitri Hoti është njeriu kompetent për t’u marrë me këtë punë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë po ashtu se Marrëveshja në Uashington nuk ka qenë marrëveshje kapitullimi.

“Marrëveshja nuk është akt kapitullimi siç ka qenë Marrëveshja e Kumanovës ku Serbia ka nënshkruar kapitullimi. Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga kërkesa për marrëveshje të drejtë me Serbinë nëpërmjet bashkësisë ndërkombëtare, kjo marrëveshja mund të marr kohë por relacionet tona fqinjësore nuk duhen të jenë drejt një konflikti të ri por drejt paqes”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1064806557272533/

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera