Kronika

Gardianët gjejnë drogë në një qeli në Burgun e Pejës

Gardianët gjejnë drogë në një qeli në Burgun e Pejës
10:49 | 13 Shkurt 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një të burgosuri dje i janë gjetur pako narkotike të llojit marihuanë.Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Gjatë kontrollit nga oficerët në dhomën e të burgosurit janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit maeihuanë, me peshë prej 13.2 gramë.

Ndryshe, sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera