×
  • Lajme
  • Lajme

    GAP publikon statistikat: Ka rënë numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

    FrontOnline
    02 Qershor 2023

    Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht.

    Sipas këtyre statistikave, rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut.

    “Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 134,366 nxënës më pak, apo një rënie prej 30.3%. Rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53%), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45%), dhe Gjilanit dhe Suharekës (-41%)”, thuhet në njoftimin e GAP.

    Ndërkaq, në përmbledhjen e raportit thuhet se sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014.

    “Sa i përket personelit arsimor, që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014, kur MASHTI publikoi të dhëna të detajuara për këtë kategori. Në krahasim me vitin shkollor 2013/2014, në vitin shkollor 2021/2022, numri i mësimdhënësve ka rënë për -1%, numri i personelit ndihmës është rritur me 6%, ndërsa numri i personelit administrativ ka rënë për -3%”, thuhet tutje në raport.

    Më shumë detaje mund të shihni në raportin “Letërnjoftimi i komunave 2023“.

     

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2023
    Të martën në Parlamentin Evropian (PE) u diskutua sulmi i armatosur në veri të Kosovës. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, hodhi kritika në...
    Lajme03 Tetor 2023
    Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës ka kërkuar...
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputeti kroat, Ladislav Iliçiq ka thënë se Serbia është arsyeja kryesore e destabilitetit në Kosovë. Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2023
    Sipas kontratës kolektive ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t të nënshkruar në vitin 2017, mësimdhënësëve të Kosovës u takojnë shpërblime jubilare dhe shtesa të...
    Vip03 Tetor 2023
    Gili, këngëtarja që i ka pushtuar zemrat e publikut prej vitesh, kohë pas kohe vjen me projekte të reja muzikore. Por, nuk...
    Vip03 Tetor 2023
    Eneda Tarifa do rikthehet në ekran në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e njohur do të moderojë formatin...
    Vip03 Tetor 2023
    Ish konkurrenti i Për’puthen Pano Karasani ani pse nuk është aktive në media, ai nga ky program fitoi një popullaritet të madh....
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se aksioni i Policisë së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit ishte i suksesshëm për...
    Sport03 Tetor 2023
    Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.