×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci: Nuk do t’i mbroj në Speciale ata që vranë kundërshtarët politikë

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Gani Geci ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në muajin shtator.

    Geci në RTV Dukagjini ka thënë se do të shkojë për intervistim në Gjykatën Speciale.

    “Unë iu bëjë me dije qytetarëve se në Speciale do ta mbrojë luftën për liri në mënyrë dinjitoze”.

    Ish-ushtari i UÇK-së thotë se nuk do të merr avokatë pasi thotë se ka mjaft argumente për ta mundur Serbinë.

    “Nuk do t’i mbrojë ata individë që për interesa politike kanë vra kundërshtarë politikë nuk do të mbrohen nga unë. Ata që e kanë shkruar Komunikatën numër 59 nuk do të mbrohen nga unë, përkundrazi, do të demaskohen”, tha ai.

    Geci thotë se menjëherë pas lëshimit të komunikatës në kohë lufte, atij i kanë dalë në mbrojtje Sami Lushtaku si komandant i zonës dhe ushtarët e Drenicës.

    Ai thotë se do të flasë në Gjykatën Speciale për gjërat që i di dhe që i mban në mend.

    “Do të jem i pamëshirshëm për individët që kanë vra kundërshtarë politikë. Do ta them atë që e di dhe që është e saktë. Luftën e UÇK-së do ta mbrojë sepse kam luftuar para tyre”.

    Geci thotë se si dëshmi kryesore e tij në Hagë do të jetë libri i Tahir Zemës.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Një kompleks turistik në fshatin Banjskë, ku veç tjerash mysafirët shkonin për ujërat shëruese termale, u bë një pikë e rëndësishme provash...
    Lajme13 Shtator 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtareje policore në Prishtinë e cila dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Kanosja’....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2024” ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka komentuar në një prononcim për Front Online kërcënimet e presidentit serb, Aleksader Vuçiq për Kosovën. Ai...
    Lajme13 Shtator 2024
    Të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.