×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Dreshaj nuk kandidon për deputet

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit në Kosovë, gjë për të cilën nuk do të jetë pjesë e listës në garën zgjedhore.

    Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

    Te nderuar qytetarë, bashkëkombës dhe bashkëluftëtarë,

    Fillimisht, shpreh keqardhje për nivelin dhe funksionalitetit e institucioneve të zbatimit të Ligjit, për cka unë nuk do të jem pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Terë jetën dhe veprimtarinë time e kam projektuar në ndërtimin e mekanizmave të zbatimit te ligjit dhe në tërësi, shtetit.

    Unë si prind, familjarë dhe bashkatdhetar i rritur në sistem demokratik, ku ligji është atdhe, bëj thirrje edhe tek deputetët tjerë që të hapin rrugë dhe të mbështesim mekanizmat e zbatimit te ligjit, në vendimet e tyre edhe në qoftë se vendimet nuk janë të drejta.

    Ligji duhet te vlejë për të gjithë njësoj, për të njëjtën vepër unë largohem, ndërsa kolegët tjerë kanë gjetë mënyra për te qenë ende ne lista, gjë e cila tregon se sa joserioz e i ndikuar është ky sistem.

    Unë si deputet i zgjedhur dhe Zv. Ministër i Punëve te Jashtme, do të mbështes presidentin ne ardhje, z.Ramush Haradinaj, për të bërë reforma dhe ndërtuar një shtet demokratik, në koordinim me partnerin tonë strategjik në Evropë, Gjermaninë, dhe partnerin tonë strategjik në botë, Amerikën.

    Duke ju falënderuar për mbështetjen te gjithë qytetarëve te Istogut dhe më gjerë, u jam mirënjohës dhe do të jemi bashkë në të gjitha etapat e zhvillimit te komunës dhe vendit.

    Nëse nuk do të jemi ne krah me partnerët tanë strategjik dhe nëse nuk fillojmë të mendojmë qe shteti është në rend të parë do të kemi pasoja te pariparueshme, për të cilat Serbia është duke investuar.

    Bëj lutje që Kosova dhe populli të jenë te bashkuar kundër Serbisë dhe jo të merremi me njëri tjetrin dhe të punojmë për të rrënuar gjykata e për të dhunuar institucione.

    Atdheu është i fëmijëve tanë dhe ne duhet te investojmë në të ardhmen!

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.