×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gabimet që duhen shmangur kur sëmureni me grip

    FrontOnline
    13 Shtator 2023

    Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

    Në vijim është lista e gabimeve që duhet të shmangni kur jeni sëmurë:

    E anashkaloni pushimin

    Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut – shkruan AgroWeb.org.

    Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndier më mirë.

    I injoroni simptomat

    Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet ta anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes.

    Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

    Hiqni dorë nga gjumi

    Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës.

    Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

    Merrni antibiotikë

    Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret, ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat.

    Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme.

    Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

    Nuk pini mjaftueshëm lëngje

    Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar, por edhe për t’i çliruar rrugët e frymëmarrjes.

    Pini sa më shumë çaje dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

    Nuk ushqeheni

    Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit.

    Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.

    Duhani

    Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë, sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin.

    Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.

    Stresi

    Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit.

    Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj ruani toruan.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Shtator 2023
    Dashi Zemërgjerësia do të shënjojë jetën tuaj në çift. Edhe pse në disa momente mund të keni ndonjë dyshim, kjo nuk do...
    Lifestyle25 Shtator 2023
    E folura në gjumë është një nga fenomenet më interesante në organizmin e njeriut. Pavarësisht se shumë njerëz në botë flasin në...
    Lifestyle25 Shtator 2023
    Dashi Do futeni ne një faze te re sot ne jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Mundohuni...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2023
    Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha sot se takimi i djeshëm i diplomatëve të lartë të BE-së me emisarin evropian për dialog...
    Lajme26 Shtator 2023
    Sulmi terrorist në Kosovë ka ardhur për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb. Kështu u shpreh për Ditarin në A2...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ministri i Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se plani i grupit të armatosur ishte që të zbrisnin në...
    Lajme26 Shtator 2023
    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas ngjarjeve të fundit në vend. Takimi është...
    Lajme26 Shtator 2023
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar pesë veprimet e nevojshme që duhet marrë pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Hoti...
    Lajme26 Shtator 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se armët që janë zënë në Banjskë janë të ushtrisë serbe. “Këso lloj armësh...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.