×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Gabimet që bëni kur hani mëngjes, çfarë duhet të shmangni

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

    Ushqimet që hamë në mëngjes do të përcaktojnë mbarëvajtjen e gjjithë ditës, por kanë një ndikim afatgjatë në shëndet. Për të marrë përfitimet maksimale të këtij vakti, këshillohet të shmangni 8 gabimet e mëposhtme.

    Mungesa e vëmendjes tek ushqimi
    Mungesa e kohës dhe ritmi i shfrenuar i ditës mund t’ju lërë pak mundësi për të ngrënë mëngjes. Ngrënia në këmbë, shpejt e shpejtë ose nëpër shkallë mund të shuajë urinë përkohësisht. Nëse nuk e keni mendjen në sasinë dhe llojin e ushqimit do të hani pa kriter por do të rrisni rrezikun e mbipeshës dhe sëmundjeve të zemrës.

    Mungesa e proteinës

    Në shumicën e kohës, vakti i mëngjesit është i pasur me karbohidrate. Ky është një fillim i gabuar i ditës sepse mëngjesi i mirë duhet të jetë i pasur me proteina. Proteina gjendet tek vezët, gjiza, djathi, tërshëra dhe kosi.

    E bardha e vezës

    E bardha e vezës mund të ketë pak kalori dhe proteinë, por e verdha është plot me amino acide omega-3 dhe antioksidantë që ushqejnë trupin dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.

    Mangësi në racion

    Ngrënia e një vakti të pasur dhe të ekuilibruar në ushqyes është i rëndësishëm për gjithë ditën. Ekspertët thonë se është më mirë të hani racione të bollshme në mëngjes se në darkë. Studimet thonë se një vakt i bollshëm me proteina ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2.

    Më pak yndyrë

    Nëse keni vendosur të qëndroni larg yndyrnave, duhet të dini se kjo ju bën më shumë të shtoni në peshë. Jo të gjitha yndyrnat janë të këqija. Mëngjesi ideal duhet të jetë i balancuar me yndyrna të shëndetshme dhe proteinë. Ato i gjeni tek avokadi, farat chia, veza e plotë dhe gjalpi i kikirikut.

    Mëngjesi i vonë

    Nëse e shtyni mëngjesin më vonë pasi të keni bërë dush, veshur e dalë nga shtëpia, atëherë nuk jeni në rrugë të mbarë. Mëngjesi duhet ngrënë deri një orë pas zgjimit. Studimet thonë se njerëzit që hanë një mëngjes të pasur me proteina rreth orës 06:00 deri në 09:45 kanë më pak gjasa të shtojnë në peshë se ata që hanë mëngjes pas orës 10.

    Drithërat direkt nga kutia

    Drithërat e mëngjesit janë të mbushura me sheqer. Sasia e shëndetshme e tyre është një filxhan çaji, por nëse i hidhni ato direkt nga kutia do të hani më shumë.

    Kafeja para bukës

    Pirja e kafesë me stomak bosh rrit prodhimin e aciditetit në stomak. Njerëzit që kanë një stomak të ndjeshëm mund të vuajnë nga tretja problematike, urthi dhe problemet me zorrët. Prandaj rekomandohet që kafeja të pihet pas ngrënies./AgroWeb

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...
    Vip13 Janar 2025
    Xheneta dhe Leo janë çift në sfidën e buxhetit. Kësisoj, ata duhet që bashkë të kujdesen për ‘foshnjën’ e tyre. Por, Xheneta...
    Vip13 Janar 2025
    Sfida e buxhetit ka angazhuar banorët në një sfidë shumë interesante. Të ndarë në cifte banorët duhet të kujdesën për ‘foshnjën’ e...
    Vip13 Janar 2025
    Sara ka nisur të luaj rolin e ‘nënës’ në kuadër të sfidës së buxhetit nga ‘Vitabiotics’. Kësisoj, ajo ka marrë ‘foshnjën’ e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.