×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Një tjetër talent i futbollit i rritur dhe zhvilluar në Gjermani i thotë “Po” fanellës së Përfaqësueses së Kosovës.

    Është ky futbollisti i skuadrës së njohur gjermane, Karlsruhe, Drilon Pergjeqaj, i cili sot është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njofton FFK-ja.

    Ai gjatë këtij takimi e ka konfirmuar dëshirën e tij të madhe për ta përfaqësuar Kosovën U19 dhe ka shprehur shpresën se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane, duke i bërë të lumtur prindërit e tij, por edhe të gjithë tifozët dardanë.

    Ademi e përgëzoi Drilonin për vendimin e marrë për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tij, duke i dëshiruar karrierë të suksesshme dhe që një ditë të jetë bartës i lojës së Përfaqësueses së Kosovës.

    Ai po ashtu shprehu falënderim të veçantë edhe për prindërit e Drilonit dhe për të gjithë bashkëkombësit tanë që jetojnë e veprojnë në Evropë, që fëmijët e tyre vazhdojnë t’i mbajnë të lidhur në çdo aspekt me Kosovën.

    Drilon Pergjeqaj ka luajtur në disa klube gjermane në grupmoshat e reja, teksa nga viti i kaluar është pjesë e klubit të njohur, Karlsruhe dhe luan në rolin e mesfushorit.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni....
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.