×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushatë e organizuar me thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan në veri

    FrontOnline
    03 Qershor 2023

    Në veri të Republikës së Kosovës ka disa ditë që janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, që të kujdesën për sigurinë në atë pjesë, pas protestave të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë.

    Nga aktet e dhunës të serbëve lokalë disa ushtarë të KFOR-it, italianë e hungarez, kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur me fraktura e djegie nga mjetet e përdorura. Por duket se serbët nuk po mjaftohen me kaq.

    Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit, raporton Express.

    “Amerikan, Kosova është Serbi, kthehu në shtëpi”, ka shkruar një prej llogarive që ka shpërndarë fotografinë e ushtarit amerikan.

    Një tjetër llogari, ka komentuar tek postimi i njejtë duke bërë thirrje për vrasjen e ushtarit.

    “Kthehu në shtëpi, ose do të vritesh”, shkruan një komentues tjetër.

    “Stanley solli një armë automatike në tokën e shenjt serbe, ai kurrë s’duhet të kthehet më në shtëpi”, është komenti tjetër.

    Një tjetër llogari ka shkruar se “Stanley është një ushtar fashist” dhe se “NATO është organizatë Naziste që synon shkatërrimin e Rusisë”.

    Përveç këtyre komenteve e thirrjeve për vrasje ka edhe dhjetëra komente tjera që linçojnë e shajnë në drejtim të ushtarit amerikan.

    Pas krimeve monstruoze të forcave serbe ndaj shqiptarëve të paarmatosur, dëbimeve masive dhe masakrave të shumta të forcave paramilitare serbe ndaj civilëve shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999 më 24 mars kishin marrë vendimin për bombardimin e Jugosllavisë. Pas 78 ditë bombardimesh nga Alenaca Veri-Atlantike, Sllobodan Millosheviq kishte nënshkruar kapitullimin e Serbisë dhe forcat serbe ishin larguar nga territori i Kosovës.

    Forcat amerikane që nga ajo kohë vazhdojnë të jenë të pranishme në Kosovë dhe janë të vendosura në një prej bazave më të mëdha në rajon e vendosur në qytetin e Ferizajt e që quhet “Bondsteel”. Bazuar në Rezolutën 1244 forcat amerikane bashkë me forcat e tjera të KFOR-it kujdesen për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

    Disa prej “screen shot” të marrura në postimin e llogarisë së Darko Bubonja një person nga Serbia. Ky postim i Darko Bubonja ka marrë mbi 600 shpërndarje, mbi 2 mijë pëlqime dhe e kanë parë afro 62 mijë njerëz në “twitter”.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2023
    Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një njoftim të ministrisë së Jashtme...
    Lajme30 Shtator 2023
    Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, për deklarimit të Milan Radoiçiq se ka marrë pjesë...
    Lajme30 Shtator 2023
    Njohësit e rrethanave politike në vend po vlerësojnë se aksioni i Policisë me 24 shtator, i ka dhënë Kosovës një mundësi të...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2023
    10:00Lëvizja VETËVENDOSJE! mban mbledhjen LII të Këshillit të Përgjithshëm. (Salla e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës, afër Ministrisë së Arsimit) 12:00Organizata “Germin”, mban...
    Lajme30 Shtator 2023
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHK-së,...
    Lajme30 Shtator 2023
    Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve të sotme të SHBA-së se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi...
    Lajme29 Shtator 2023
    Këngëtari shqiptar,Hajro Ceka është shfaqur i lumtur krah Ivica Daçiqit. Shqiptari nga Mali i Zi ka publikuar një foto me Daçiqin pas...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i bindur se Polonia dhe Sllovakia do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.. Polonia...
    Lajme29 Shtator 2023
    Sot Policia e Kosovës ka bastisur vilën e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit. Ministri  i Punëve të Brendshme, tha se edhe nga...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.