[wp-story]

Bota/Rajoni

Fushata pro-Trumpit në Michigan, shqiptarët pjesë e Lindjes së Mesme (FOTO)

Fushata pro-Trumpit në Michigan, shqiptarët pjesë e Lindjes së Mesme (FOTO)
23:23 | 26 Tetor 2020

Shqiptarët në Michigan janë ftuar që t’i bashkohen koalicionit të Lindjes së Mesme në përkrahje të presidentit të SHBA-së dhe kandidatit republikan për zgjedhjet e 3 nëntorit, Donald Trump.

Në një poster për tubimin që do të organizohet më 28 tetor në Michigan, kampi i fushatës së Trumpit ka përfshirë shqiptarët mes popujve të Lindjes së Mesme, si egjiptian, irakian, turk, kurd, sirian e të tjerë.

Mes organizatorëve, në poster është vënë edhe emri i shqiptarit Gjevalin Gegaj. Ai po ashtu ka shpërndarë posterin për tubimin dhe, edhe vetë u ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje.

“Gjithë komunitetin shqiptar në Michigan dua ta informoj për një tubim për rizgjedhjen e Trumpit, të organizuar nga grupet etnike, ku merr pjesë dhe komuniteti shqiptar. Kush është i interesuar mund të marrë pjesë. Faleminderit”, ka shkruar Gegaj në Facebook.

KOHA ka provuar të kontaktojë me Gegajn, por deri në momentin e publikimit të lajmit ai nuk ka kthyer përgjigje.

Zgjedhjet për president të SHBA-së do të mbahen më 3 nëntor. Kundërkandidat i Trumpit është demokrati, Joe Biden.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera