×
  • Lajme
  • Lajme

    Funksionalizohen kamerat e sigurisë në Obiliq

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Sot u.d i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga drejtori i divizionit për siguri publike kolonel Gazmend Hoxha si dhe drejtori i drejtorisë rajonale të policisë së Prishtinës kolonel Fehmi Hoti, bashkërisht me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, u pritën në stacionin policor të Obiliqit nga komandanti i stacionit kapiten Sejdi Zeqiri, me ç’ rast u bë inaugurimi i funksionalizimit të kamerave të sigurisë të vendosura në qytetin e Obiliqit, raporton Gazeta Express.

    Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se projekti i vendosjes dhe funksionalizimit të kamerave të sigurisë nga ana e komunës së Obiliqit padyshim që është një mbështetje dhe ndihmë e madhe për punën policore në terren dhe rrjedhimisht do të ketë impakt edhe në preventivën dhe rritjen e treguesve të zbulimit të veprave të ndryshme kriminale e kundërvajtëse, veçanërisht për faktin se të njëjtat do të monitorohen nga ana e policisë.

    U.d i drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, përgjatë këtij takimi fokusoi diskutimin e tij në fushat që kryesisht lidhen me punët e përbashkëta, duke i dhënë një theks të veçantë dinamikës së zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend përkitazi me sigurinë.

    Ai vlerësoi lartë koordinimi që kanë zyrtarët e këtyre dy institucioneve e ndërlidhur me këtë, forcimin e bashkëpunimit e cilësoi si lehtësim në aktivitetet e përbashkëta për të ardhmen.

    Po ashtu ai theksoi se, me gjithë rolet e ndara, qëllimi është i përbashkët për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, në luftën kundrejt krimit dhe dukurive të tjera antisociale, për një komunë të qetë dhe të sigurt, e sidomos në një komunë si ajo e Obiliqit me specifika dhe karakteristika të veçanta.

    Edhe kryetari i komunës, Xhafer Gashi, elaboroi për specifikat e komunës së Obiliqit, natyrën e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohet komuna dhe fshatrat përreth, për rrjedhën e aktiviteteve si dhe shprehi gatishmërinë e tij për të mbështetur stacionin policor të Obiliqit edhe me projekte të tjera.

    Takimi përfundoi me vlerësimin e lartë për kualitetin e bashkëpunimit të dyanshëm, bashkëpunim ky që gëzon respektin e të dyja palëve.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati...
    Lajme23 Prill 2024
    Sot janë mbajtur zgjedhjet për dekan në njësitë akademike të UP-së, ashtu siç e kishte paraparë statuti i Universitetit të Prishtinës “Hasan...
    Lajme23 Prill 2024
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marr vendim që të pezulloj nga puna profesorin Xhevat Krasniqi i cili po dyshohet për ngacmim...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komuniteti turk. Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit...
    Lajme23 Prill 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi...
    Sport23 Prill 2024
    Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të “Play-offit” në Prince Caffe Superligë. Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Ramiz Qeriqi është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai tha se gjatë...
    Lajme23 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë...
    Lajme23 Prill 2024
    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën bëhet e ditur se ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.