Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK ndihmon komunat në përballje me pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Në kazermën “Adem Jashari”, respektivisht në Qendrën Mjekësore të FSK-së, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit nga Republika Federale e Gjermanisë me materiale mjekësore për përballimin e krizës së pandemisë COVID-19.

    Në emër të shtetit dhurues, donacionin e dorëzoi drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s ( NALT), gjeneral brigade Frank Best, kurse në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, donacionin e pranoi zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi në shoqërim të drejtorit të Qendrës Mjekësore të FSK-së, Shkëlzen Syla.

    Më pas, bazuar në planin paraprak të QKMFSK, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me stafin e lartë ushtarak gjerman, filloi operacioni i shpërndarjes së materialeve të donacionit përkatës në komunat e planifikuara të banuara nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    Kontingjenti i parë i donacionit përkatës, sot iu dorëzua Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe gjeneral Cikaqi, gjeneral Best dhe Syla të pritur nga zëvendëskryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka me bashkëpunëtorë si dhe stafi drejtues i Qendrës Mjekësore përkatëse.

     

     

    Në fillim, Mujka në emër të stafit të QKMF-së dhe qytetarëve të komunës së tij, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e madh për FSK-në dhe shtetin gjerman për ndihmën e ofruar e shumë të nevojshme në këtë periudhë.

    Nga ana e tyre, gjeneral Cikaqi dhe Syla, i njoftuan të pranishmit me përmbajtjen e projektit dhe shprehën zotimin për vazhdimin e aktiviteteve të FSK-së me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale në dispozicion për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me krizën e pandemisë COVID-19 dhe nevoja tjera.

    Shpërndarja e materialeve mjekësore përkatëse do të vazhdoj edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme në komunat: Viti, Hani i Elezit, Kaçanik, Mamushë, Dragash, Suharekë, Obiliq, Vushtrri, Kamenicë, Shtërpcë, Drenas, Lipjan, Fushë Kosovë, Junik, Deçan, Skenderaj, Istog, Vitomiricë dhe Podujevë.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se arsyeja pse presidenti Vuçiq nuk e nënshkroi marrëveshjen e Ohrit, është sepse i kishte...
    Lajme23 Mars 2023
    Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se është shfuqizuar lista e barnave esenciale. Përmes një njoftimi dërguar mediave, nga kjo ministri kanë bërë...
    Lajme23 Mars 2023
    KEDS ka njoftuar se nesër do të ketë punime të domosdoshme për siguri të sistemit në disa disa zona të qyteteve të...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Sonte janë të paraparë të zhvillohen plotë 8 ndeshje në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian "Euro 2024, e cila o...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar në një bisedë në studion e...
    Lajme23 Mars 2023
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka pritur në takim drejtorin Ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimi, Sami Mazrekun. Në...
    Lajme23 Mars 2023
    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për dhunim, transmeton Front Online....
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mblodhi 1.5 milionë dollarë në tre ditë pasi pretendoi se do të arrestohej. Megjithatë, arrestimi nuk u...
    Lajme23 Mars 2023
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka thënë se Kosova ka qendrën më të mirë në Evropë të trajnimit për kërkim-shpëtim....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.