×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Frutat e ëmbla/ A duhen shmangur nga diabetikët dhe cila është sasia e duhur

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Ka shumë pretendime sipas të cilëve, diabetikët duhet të qëndrojnë larg disa ushqimeve të caktuara, për shkak të sheqerit që ato përmbajnë. Në këtë listë të ‘ndaluar’ të ushqimeve përfshihen edhe frutat që kanë më shumë sheqer se të tjerat. Megjithatë, sipas informacioneve, kjo nuk do të thotë se diabetikët nuk duhet t’i hanë ato.

    Diabetikët Duhet Të Tregojnë Kujdes Me Karbohidratet Tek Frutat

    Ekspertët thonë se niveli i sheqerit në gjak ndikohet më shumë nga sasia e karbohidrateve të plota tek një ushqim, sesa nga burimi i karbohidrateve, qoftë kjo niseshte apo sheqer.

    Një racion i rekomanduar me fruta duhet të përmbajë një sasi prej 15 gramë karbohidrate. Përmasat e racionit janë në varësi të përmbajtjes së karbohidrateve të një fruti. Avantazhet e ngrënies së një fruti me pak karbohidrate është se mund të hani shumë racione të tij.

    Por për sa kohë diabetikët i përmbahen limitit prej 15 gramë karbohidrate në një racion gjatë ditës, përzgjedhja e frutit nuk ka shumë rëndësi.

    Frutat që përmbajnë 15 gramë karbohidrate në një racion

    • Gjysëm molle ose gjysëm banane
    • 1 filxhan çaji me manaferra
    • Çerek filxhani çaji me boronica
    • 1 filxhan çaji me mjedër
    • 1 filxhan e gjysmë çaji me luleshtrydhe
    • 1 filxhan çaji me copa pjepri.

    Rekomandohet që diabetikët duhet të tregohen të kujdesshëm me frutat e përpunuara, si lëngje frutash të gatshme etj, ose t’i shmangin ato plotësisht.

    Trupi i përthith këto fruta më shumë dhe më shpejt duke u përballur me nivele më të larta të sheqerit në gjak. Frutat e përpunuara gjithashtu eliminojnë nga organizmi shumë ushqyes të nevojshëm siç janë vitaminat dhe fibrat.

    Organizatat më në zë të diabetit në botë, gjithashtu sugjerojnë se edhe lëngjet natyrale të frutave duhen konsumuar rrallë sepse ato përthithen më shpejt nga trupi. Në këtë mënyrë ato shkaktojnë rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak./AgroWeb.

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Shkurt 2025
    Të shpeshta janë rastet kur përballemi me infeksionet urinare, dhe të shumtën e rasteve ndjejmë një bezdi në trupin tonë. Urologu Fahredin...
    Lifestyle07 Shkurt 2025
    Dimri, me ditët e shkurtra dhe temperaturat e ulëta, mund të ketë ndikim negativ në humorin dhe energjinë e shumë njerëzve. Por...
    Lifestyle07 Shkurt 2025
    Në dimër është më e dobishme të hamë perime dimri, të cilat përmbajnë mjaft vitamina. Ndihma më e mirë për trupin që...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Deri në orën 17:00 dalja në zgjedhje ishte 38.9 për qind në...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Publicisti Baton Haxhiu ka bërë publik Exit Poll-in e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit ekskluzivisht në televizionin T7, shkruan Gazeta Express....
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Demokracia në Veprim ka dalur në konferencë për media. Sipas saj, deri në orën 17:00 kanë votuar 38.9% e qytetarëve.
    Lajme09 Shkurt 2025
    Me përfundimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit pason konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Të zgjedhurit e rinj për Kuvendin e Kosovës do...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.