×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frikë se në kampin më të madh të refugjatëve në Evropë mund të shpërthejë COVID-19

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Kampi i refugjatëve Moria në ishullin grek të Lesbosit është më i madhi në Evropë.

    Fillimisht ai qe konceptuar për të strehuar 3.000 vetë, tani aty janë 13.000 vetë që jetojnë mjaft ngushtë në tenda dhe kontejnerë.

    Deri tani aty nuk ka pasur ndonjë shpërthim të koronavirusit, por organizatatat joqeveritare paralajmërojnë se kjo është vetëm çështje kohe. Dhe nëse në ishull do të shpërthejë epidemia ai është i paaftë për ta përballuar.

    Caroline Willemen, koordinatore në terren e organizatës humanitare Mjekë pa Kufij, është e shqetësuar për situatën.

    “E di që ky nuk është një krahasim shkencor, por në një kohë kur të gjitha eventet e mëdha janë anuluar, sepse ekziston rreziku i infeksionit, një kamp i tillë është thjesht i paimagjinueshëm”, thotë ajo për DW.

    Në Mytilene, kryeqyteti i Lesbosit, vetëm 10 kilometra larg, virusi tashmë po përhapet.

    Në përgjithësi, Greqia ka shënuar një rritje të rasteve gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të mbajnë maska, të ruajnë distancën, të lajnë duart, të dezinfektohen dhe të izolohen nëse nuk ndjehen mirë.

    “Në Moria një gjë e tillë është krejtësisht e pamundur”, thotë Willemen. “Edhe nëse njerëzit kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur në tendat e tyre, ata të paktën hanë tri herë në ditë së bashku me mijëra njerëz të tjerë. E njëjta gjë vlen edhe për banjat dhe dushet. Në kamp është e pamundur të shmangësh grumbullimet e njerëzve”.

    Gjithashtu është e pamundur të lash duart rregullisht në kamp, thotë ajo, duke shtuar se për shkak se ka kaq shumë njerëz në një hapësirë kaq të vogël – me standarde higjienike nën standardet – krijohen kushte për një përhapje të shpejtë të virusit.

    Deri tani autoritetet greke kanë marrë vetëm masa simbolike. Në mars qeveria u bëri thirrje refugjatëve dhe azilkërkuesve në Moria të ndjekin rregullat e higjienës dhe sigurisë, përveç kufizimit të lëvizjes së tyre. Që nga ajo kohë lejohen të largohen nga kampi vetëm 150 vetë në orë.

    Pjesa tjetër e popullsisë në Lesbosit gjithashtu iu nënshtrua një bllokimi të rreptë në pranverë, por atyre u është lejuar të lëvizin lirshëm prej gati dy muajsh. Kurse për refugjatët në kampin Moria kufizimet e lirisë së lëvizjes janë zgjatur shtatë herë.

    Sipas gazetares Franciska Grillmeier qeveria greke po përdor pandeminë COVID-19 për të realizuar agjendën e saj.

    “Për t’i mbyllur më shumë njerëzit dhe për të zgjeruar përçarjen midis popullatës greke dhe refugjatëve”, tha ajo. \ DW

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një muaj para mbarimit zyrtar të afatit hetimor, Struktura e Posaccme Antikorrupsion (SPAK) ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i komunikuar akuzën...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.