×
  • Sport
  • Sport

    Frikë e madhe për Messin dhe Argjentinën, avioni mbetet pezull në qiell

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Ndërsa Argjentina përgatitej për supersfidën me Brazilin dhe gjithë bota i kishte sytë të kthyer nga “Klasikja”, për bardhekaltrit gjërat nuk kanë shkuar vaj.

    Sfida e luajtur në San Huan solli një kalvar të gjatë vuajtjesh para mbërritjes së kombëtares vendëse në këtë qytet. Moti i keq nuk e ka favorizuar lëvizjen e argjentinasve, të cilët kanë përjetuar momente frike pikërisht para zbarkimit në aeroportin e San Huanit.

    Avioni që në bord kishte yje si Mesi, Lautaro e Dibala, u detyrua të shtynte uljen e tij në pistën e aeroportit për shkak të motit duke shkaktuar konfuzion te lojtarët dhe te stafi.

    SITUATA – Si pasojë e një ere me një shpejtësi të çmendur prej 75 kilometrash në orë, kulla e kontrollit të aeroportit urdhëroi pilotët e avionit të kombëtares argjentinase të mos uleshin në pistën e aeroportit, duke i detyruar të qëndronin në ajër për rreth 30 minuta.

    Gjatë kësaj pritjeje që shkaktoi shumë ankth te të gjithë pjesëtarët e Argjentinës, është marrë në konsideratë edhe zhvendosja e zbarkimit në një tjetër aeroport, atë të Mendozës, që do t’i detyronte pastaj argjentinasit të përshkonin edhe 174 kilometra rrugë tokësore. Në fund, ama, pasi kanë siguruar destinacionin dhe kushtet natyrore kanë qenë të kënaqshme, destinacioni nuk ka ndryshuar dhe zbritja është bërë në San Huan.

    Gjithsesi, problemet nuk u ndalën këtu për delegacionin argjentinas, pasi u detyruan të qëndronin për një kohë shumë të gjatë në ambientet e aeroportit para se të dilte, pikërisht për shkak të erës së rinisur.

    Për fat të mirë, e gjithë situata solli vetëm ankth dhe pasiguri, të cilën futbollistët dhe gjithë stafi e kanë lënë tashmë pas krahëve dhe ashtu si kanë thënë burimet e federatës: “Mund të shkonte edhe më keq”.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Sport21 Korrik 2024
    Skuadra e Major League Soccer, LA Galaxy ka mbyllur transferimin e legjendës së Borussia Dortmund, Marco Reus, sipas Fabrizio Romano. Të dy...
    Sport21 Korrik 2024
    Liverpooli është futur në bisedime për me zëvendës-kapitenin Trent Alexander-Arnold për të zgjatur kontratën, i cili ka tërhequr së fundmi interesimin nga...
    Sport21 Korrik 2024
    Lionel Messi ditë më parë ka fituar Copa America me Kombëtaren e Argjentinës dhe ky trofe është shumë i veçantë për të....
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.