×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frenimi i valës së tretë të COVID-19, ashpërsohen kufizimet në Hungari

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Hungaria ashpërsoi kufizimet anti-COVID për të frenuar kurbën e një vale të tretë shumë të fuqishme të pandemisë. Qeveria njoftoi mbylljen e shumë dyqaneve dhe të shkollave fillore teksa mësimi kaloi online.

    Zyra e kryeministrit, Viktor Orban, bëri të ditur se vala e tretë është më e keqja që vendi ka përjetuar deri më tani dhe se qeveria ka vendosur të zbatojë masën e izolimit për të parandaluar humbjet e jetëve njerëzore dhe për të shmangur rihapjen e vonë gjatë këtij viti.

    “E reja e valës së tretë është se tani ne kemi një vaksinë. Imunizimi po shkon mirë, dhe në këtë drejtim mund të themi se jemi të tretët në BE, por javën e ardhshme do të jemi vendi që ka vaksinuar më shumë brenda bllokut. Por as kjo shpejtësi nuk është mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit, veçanërisht varianteve të reja”, tha Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit në Hungari.

    Të gjitha bizneset në Hungari do të ulin qepenat, përveç supermarketeve, farmacive, furrave të bukës dhe pikave të karburantit.

    Qeveria e drejtuar nga Orban u has me kritika të shumta ditëve të fundit pasi niveli i rasteve të reja preku shifrën më të lartë në 3 muaj.

    Që prej nëntorit të kaluar, Hungaria luftoi pandeminë koronavirus me mbylljen e restoranteve dhe hoteleve si dhe me vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës, në mënyrë që të mos kufizohej ekonomia, por kjo strategji nuk ka funksionuar.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret të gjitha vajzave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ato nuk...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.