×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi: Ky është polici që goditi në kokë Natyra Kuçin

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, pas arrestimit të anëtarëve të tjerë të kësaj partie, ka publikuar fotografinë e Fatmir Miftarit, rreshter në Policinë e Kosovës, për të cilin pretendon se ka goditur në kokë zëdhënësen e kësaj partie, Natyra Kuçin.

    Krasniqi, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, ka thënë se edhe disa policë të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të tjerë të PSD’së.

    Në anën tjetër, në një postim në “Facebook”, më herët, zëdhënësja e PSD’së ka thënë që krimi i vetëm është brutaliteti policor jashtë dhe brenda ndërtesës së stacionit policor në Prishtinë.

    “Krimi i vetëm këtu është brutaliteti policor jashtë e më shumë brenda stacionit policor.  Për aktivistët e PSD-së e aksionet simbolike dhunë e arrestime, për tubimet e partive politike truproje”, ka shkruar ajo.

     

    Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

    Ky është Fatmir Miftari. Rreshteri i Policisë së Kosovës që e goditi në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të lidhura brenda stacionit policor. Pas reagimit tonë verbal, ai më mori në zyren e tij dhe bashkë me 4-5 policë të tjerë më goditën për disa minuta pa ndërprerë.

    Njësoj, disa policë të tjerë ushtruan dhunë ndaj Dardan Molliqajt, Nol Nushit, Veton Dragushës dhe aktivistëve të tjerë. Të gjithë me duar të lidhura. Të gjithë brenda stacionit policor.

    Brutalitet e dënime për aktivistët e qytetarët, tolerancë e mbrojtje për partitë e pushtetet. Kjo është Policia e Kosovës.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2024
    Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka kërkuar mendimin e qytetarëve nëse kjo parti kontribuon në parlamentarizëm në Kuvendin e Kosovës. “PSD do...
    Lajme15 Prill 2024
    Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës. Po ashtu,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka treguar se ka mbetur në Tel Aviv në pamundësi për të udhëtuar në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për...
    Lajme15 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm...
    Lajme15 Prill 2024
    Misioni i KFOR-it dhe misioni i EULEX-it do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024. Siç njoftojnë nga KFOR-i,...
    Lajme15 Prill 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.