[wp-story]

Lajme

Frashër Krasniqi, ish deputet i VV’së, zbërthen foton Sveçla-Gjuric

Frashër Krasniqi, ish deputet i VV’së, zbërthen foton Sveçla-Gjuric
16:44 | 08 Dhjetor 2019

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka thënë se po të takohej dikush tjetër me Marko Gjuricin do të shpallet tradhtar ndërsa ai po arsyetohet nga Partia e Albin Kurtit.

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhëti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Një natë më parë, Xhelal Sveçla, njëri prej themeluesve të VV’së, u pa teksa pinte kafe në një lokal në Tiranë, pas një konferencë të sigurisë, ku po merrnin pjesë edhe zyrtarë tjerë të partive. Në takim ishte edhe Arban Abrashi e Ardian Gjini.

Mirëpo, ish-anëtari i VV’së po thotë se me foton e mbrëmshme po demaskohet morali i dyfishtë i Vetëvendosjes që kanë shpallur njerëzit tradhtarë për sjellje të njëjta.

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çkado që bëjnë të tjerët është “tradhëti ndaj popullit”. E mira këtu është që demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’e prisnim ?”, ka shkruar Frashër Krasniqi.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera