×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca vendos orë policore për dy të tretat e popullsisë pas rekordit të rasteve me Covid-19

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Franca e ka zgjeruar territorin që i nënshtrohet orës policore dhe tashmë rreth dy të tretat e popullsisë do të kenë orar të caktuar të lirisë së lëvizjes pas valës së dytë të koronavirusit.

    Kryeministri francez, Jean Castex, njoftoi se ora policore që deri më tani vlente vetëm për Parisin dhe tetë qytete tjera, tani e tutje do të hyjë në fuqi edhe për 38 zona shtesë, që do të thotë se 46 milionë njerëz nga 67 milionë banorë do të preken nga kjo masë.

    Ora policore do të jetë nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit.

    “Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit tash është duke u përhapur në Francë dhe Evropë. Gjendja është shumë serioze”, tha kryeministri francez gjatë një konference për gazetarë.

    Pak kohë pas njoftimit të tij, autoritetet shëndetësore raportuan një shifër rekorde prej 41.622 rasteve të reja të personave të infektuar, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, e mërkura ishte dita me më së shumti raste të koronavirusit në nivel botëror pasi për 24 orë u regjistruan 423.290 raste.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se ky kapitull u...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani nga 80% e vendvotimeve të numëruara në gjithë Maqedoninë, ka arritur të sigurojë 101.839 vota ose...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni....
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.