×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Pakistani

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Franca u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Pakistan që të largohen nga ky vend përkohësisht, për shkak të protestave të dhunshme kundër Francës.

    Në një email të siguruar nga agjencia e lajmeve AFP, Ambasada franceze në Islamabad paralajmëroi për “kërcënime serioze ndaj interesave të Francës në Pakistan”.

    Dy oficerë të policisë u vranë këtë javë gjatë përleshjeve të reja me protestuesit.

    Protestat kanë shpërthyer disa muaj më hërë, pasi një revistë franceze ka publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.

    Qeveria e presidentit francez, Emmanuel Macron, e ka mbrojtur të drejtën e revistës për t’i publikuar karikaturat, duke shkaktuar zemërim në Pakistan – vend me shumicë myslimane.

    Përshkrimi i Profetit Muhamed konsiderohet si një gjë tabu në Islam dhe fyese për shumë myslimanë.

    Protestat u përshkallëzuan këtë javë, pasi Qeveria pakistaneze arrestoi Khadim Hussain Rizvin, udhëheqës i partisë radikale Tehreek-e-Labaik Pakistan, e cila kërkoi dëbimin e ambasadorit francez.

    Kjo parti, në të kaluarën, ka nxjerrë turma të mëdha njerëzish në rrugë, për të protestuar për çështje të blasfemisë.

    Sipas ligjit në Pakistan, ata që shpallen fajtorë për fyerjen e Profetit Muhamed, mund të përballen me dënim me vdekje.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Ushtari amerikan Travis King zbarkoi sot herët në një bazë ushtarake amerikane në Teksas pasi u dëbua nga Koreja e Veriut, kufirin...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë sot një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Atje, ai tha se forcat ukrainase...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e...
    Të tjera
    Sport28 Shtator 2023
    Pep Guardiola konsiderohet si trajneri më i mirë i gjeneratës së tij, pasi ka ndërtuar disa nga skuadrat më të mëdha të...
    Sport28 Shtator 2023
    Milani thuhet se e mbylli vitin financiar 2022/23 me një fitim neto prej 6 milionë euro, rezultati më i mirë që nga...
    Vip28 Shtator 2023
    Fjolla Morina është bërë tejet aktive në rrjetet sociale. Pas disa akuzave të komentuara ndaj disa prej emrave të njohur të shoëbizz-it...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë sot një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Atje, ai tha se forcat ukrainase...
    Lajme28 Shtator 2023
    Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë, Shaban Gogaj tha se për veprën e parë “Vrasje e rëndë”...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq që tha mbrëmë se në mesin e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.