×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca me masa të reja për festat e fundvitit, mbyllen klubet e natës

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2021

    Franca do të mbyllë klubet e natës përpara Krishtlindjeve dhe do të shtrëngojë masat e distancimit social. Kryeministri, Jean Castex, deklaroi se vendimet vienë si përgjigje ndaj variantit Omicron të koronavirusit, por nuk ka nevojë për bllokime të reja ose shtetrrethime.

    Nga e premtja, klubet e natës do të mbyllen për katër javë dhe qeveria gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë vullnetarisht tubimet private dhe profesionale, duke forcuar kërkesat për mbajtjen e maskave në shkolla.

    Nga 15 dhjetori, fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç që janë mbipeshë ose që kanë një gjendje të rëndë shëndetësore do t’u ofrohet akses në vaksinim. Fëmijët mbi 12 vjeç tashmë mund të vaksinohen, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Castex tha se një valë e pestë e pandemisë tani po përhapej në të gjithë vendin. Por ai thotë se me 52 milionë njerëz të vaksinuar tani, gati 90% e atyre që kualifikohen, situata është më e mirë se në shpërthimet e mëparshme dhe nuk ka nevojë për masa drastike.

    Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, deklaroi se kombinimi i vaksinave përforcuese dhe distancimi social më rigoroz do t’i lejonte Francës të shmangte bllokimet që po vendosen aktualisht në disa vende evropiane.

    “Ne duam ta kalojmë këtë valë të pandemisë pa kufizime të reja për të gjithë popullsinë franceze, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo”, tha ai.

    Veran tha gjithashtu se Franca kishte identifikuar 25 raste pozitive të variantit Omicron, 21 të importuara nga njerëz që ktheheshin nga Afrika e Jugut dhe pjesa tjetër rezultat i infeksionit lokal.

     

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.