×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca e zgjat gjendjen emergjente shëndetësore deri në qershor

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Senati i Francës të martën e miratoi zgjatjen e afatit të gjendjes emergjente deri më 1 qershor. Ky vendim u përkrah nga 278 deputetë, 193 ishin kundër dhe 13 të tjerë abstenuan.

    Para votimit pati debat mes politikanëve të së majtës me ata të së djathtës. Këta të fundit thanë se zgjatja e gjendjes emergjente shëndetësore është sulm ndaj lirisë publike, shkruan Anadolu.

    Më 20 janar, dhoma e ulët e kuvendit, Asambleja Kombëtare, ia dha dritën e gjelbër zgjatjes së gjendjes emergjente, e cila ka qenë në fuqi që nga 23 marsi i vitit të kaluar.

    Prej asaj kohe, afati i kësaj mase është zgjatur disa herë dhe për herë të fundit ishte planifikuar të përfundonte më 16 shkurt.

    Senati fillimisht e miratoi zgjatjen e afatit të gjendjes emergjente deri më 3 maj, por çështja u hodh përsëri në diskutim pasi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se zgjatja e afatit deri në qershor është jetike që programi i vaksinimit kundër Covid-19 të jetë efektiv.

    Gjendja emergjente shëndetësore i jep qeverisë kompetenca të pakufizuara për zbatimin e masave si ora policore apo kufizimet tjera të lëvizjes.

    Qeveria thotë se këto kompetenca janë të nevojshme për luftë të suksesshme ndaj pandemisë, nga e cila deri tani në Francë kanë vdekur mbi 80.000 njerëz e janë infektuar më shumë se 3.3 milionë./Front Online/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Udhëheqësi politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh, është...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, vrau të paktën nëntë persona, gjashtë prej tyre...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz beson se lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe për disa vite të tjera. Askush nuk mund të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Ministrit të ekstremit të djathtë izraelit i është tërhequr vërejtja pasi e quajti sulmin ndaj Iranit ‘të çalë’. Ministri i sigurisë kombëtare...
    Sport20 Prill 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për medie, një ditë para duelit me Real Madridin, ka thënë se kjo ndeshje është...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.