Autoritetet franceze do të dëbojnë një familje nga Bosnja e Hercegovina e cila ka keqtrajtuar të bijën e saj për shkak të lidhjes me një djalë me origjinë nga Serbia, paralajmëroi ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
“Posa të përmbyllet procedura gjyqësore, do të shoqërohet deri në kufi, meqë s’kanë çfarë të lypin në tokën e Francës”, ka shkruar Darmanin në Twitter.
Vajzën shtatëmbëdhjetëvjeçare të besimit islam, me origjinë nga Bosnja e Hercegovina, e ka keqtrajtuar fizikisht familja e saj pasi kishin marrë vesh se ishte në lidhje me një djalë, të krishterë, nga Serbia, kanë raportuar më herët mediat franceze.
Prindërit bashkë me dajën dhe tezën e saj e kanë goditur fytyrës e në trup, e pastaj ia kanë rruar flokët e kokës.
Prindërit e vajzës, daja dhe tezja, që nga e enjtja janë vënë nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe presin gjykimin në Besanson për dhunë ndaj personit adoleshent në prani të personave të tjerë.
Ata u shoqëruan të hënën nga policia, të cilën e kishte informuar për incidentin i dashuri i adoleshentes, e cila tani ndodhet nën mbrojtjen e gjykatës, transmeton koha.net.

Të tjera
-
19:51 | 04 Mars 2021
-
19:46 | 04 Mars 2021
-
19:43 | 04 Mars 2021
-
19:35 | 04 Mars 2021
-
19:32 | 04 Mars 2021
-
19:30 | 04 Mars 2021
-
19:25 | 04 Mars 2021
-
19:21 | 04 Mars 2021
-
19:14 | 04 Mars 2021
-
19:14 | 04 Mars 2021
-
19:11 | 04 Mars 2021
-
19:07 | 04 Mars 2021