×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca do ta dërgojë sërish ambasadorin në SHBA

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Franca do ta dërgojë ambasadorin e saj sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e ardhshme.

    Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se ka rënë dakord me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, që kjo të ndodh, kjo për të parandaluar një mosmarrëveshje diplomatike.

    Javën e kaluar, Franca i ka tërhequr ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia duke e akuzuar Bidenin se i kishte goditur me thikë pas shpine, kjo pasi Australia anuloi një kontratë prej 40 miliardë dollarësh me Parisin për blerjen e nëndetëseve dhe zgjodhi nëndetëset amerikane në vend të saj.

    Një bisedë telefonike është realizuar të mërkurën mes Biden dhe Macron, ata kanë rënë dakord që të fillojnë konsultimet e thella për të rindërtuar besimin, thanë nga zyra e Macron dhe Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të përbashkët. Macron dhe Biden do të takohen në Evropë në fund të tetorit.

    “Të dy udhëheqësit ranë dakord se situata do të kishte përfituar nga konsultimet e hapura midis aleatëve për çështje me interes strategjik për Francën dhe partnerët tanë evropianë,” thuhej në deklaratë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësime për përhapjen e gripit të shpendëve H5N1, i cili ka një shkallë “jashtëzakonisht të lartë”...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dinarë (469.47 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë. Arsyeja e...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 33 mijë e 970 palestinezë janë vrarë tani nga Izraeli në Gaza....
    Të tjera
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për...
    Lajme18 Prill 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa projektligje, vendime e kërkesa. Më poshtë gjeni të gjitha...
    Sport18 Prill 2024
    Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar...
    Vip18 Prill 2024
    E gjithë kjo ka nisur nga një krahasim i bërë mes dy formateve ‘BBVK’ dhe ‘ BBVA’nga Julian Deda por pa tendencë....
    Lajme18 Prill 2024
    Komanda e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot priti në vizitë Pedagogët dhe Kursantët e Komandës dhe Shtabit...
    Vip18 Prill 2024
    Gjatë mëngjesit të sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, një incident i vogël ndodhi midis dy banoreve, Erjolës dhe Eglës, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.