[wp-story]

Lajme

Fotografi mahnitëse nga stërvitjet e Ushtrisë së Kosovës

Fotografi mahnitëse nga stërvitjet e Ushtrisë së Kosovës
13:52 | 05 Shtator 2019
Ushtria e Kosovës e krijuar së fundit është krenaria e Republikës, dhe si e tillë ka jnë rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e çdo cepi të vendit.

Detyrat e përgjithshme të Ushtrisë së Kosovës janë: Mbrojtja e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, Mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Republikës së Kosovës, Mbështetja ushtarake autoriteteve civile, si dhe Pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare.

Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara.

Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe defensivë, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë për mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore.

Armatimet që ka të drejtë t’i zotërojë do të jenë të gjitha armatimet që janë anti blind duke përfshirë edhe topat deri në 105 mm, ndërkaq do të ketë akses të plotë në gjitha llojet e armëve kundërairore.

Pjesëtarët e FSK’së, gëzojnë mbrojtje të veçantë ligjore, ashtu që, jeta, figura dhe dinjitetit i pjesëtarit dhe familjes janë të paprekshme.

Ministria e Mbrojtjes, ka kompetencë  mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha veprimtarive të inteligjencës dhe informacioneve të klasifikuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

 

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera