×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    FOTO| Mes reagimeve në Britaninë e Madhe, Boris Johnson shijon pushimet në Greqi

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson, i cili është parë në Karysto, vazhdon pushimet në Greqi.

    Me një bluzë me mëngë të shkurtra dhe flokët e pakrehur, ai duket se ka përballë pako me ushqime dhe një laptop, në të cilin është duke punuar, ndërsa siç shihet në foto është në një lokal buzë detit.

    Njëkohësisht, në një reportazh dhe material fotografik të publikuar nga Daily Mail, saktësohet se Johnson është parë në restorantin “The Egean” në Karystos, në plazhin e Potamos.

    Pak javë para se të largohej nga kryeministria, Johnson zgjodhi të bënte pushime në Greqi. Por zgjedhja e tij shkaktoi bujë në Britani.

    Britanikët po e kritikojnë atë pasi thonë se ai po shijon pushimet e tij ndërsa Britania është e rrënuar nga një krizë e kostos së jetesës.

    Nga ana e tyre, laburistët po i karakterizojnë javët e fundit të qeverisë së Johnson si një “festë e madhe”, teksa ai shijon pushimet e tij me Carrie Symonds në Greqi.

    Mëngjesin e së shtunës kryeministri britanik ishte në Nea Makri. Në videot e siguruara nga protothema.gr, Johnson u gjend në një supermarket dhe bleu i vetëm, i ndjekur në mënyrë diskrete nga sigurimi i tij.

    Prania e tij u vu re menjëherë nga të pranishmit të cilët ngritën celularët për ta regjistruar teksa u dëgjua një zë femre që thoshte “Hi.”

    Boris Johnson në një humor miqësor ngriti dorën dhe përshëndeti gjithashtu.

    Gruaja e tij, Carrie Simmonds, u kap në kamera me të para frigoriferëve të supermarketit. Kujtohet se Boris Johnson dhe familja e tij kanë lidhje të veçanta me Greqinë dhe një shtëpi të mrekullueshme fshati në Pelion, në Horto, të cilën e vizitojnë çdo verë./Abcnews.al/

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.